Autor: Abdur-Rahman bin Nasir es-Sadij
Burimi: er-Rijad en-Naadirah ue el-Hadaiku el-Behijjeh ez-Zahirah, fq. 275
Ki kujdes në maksimum që të mos e poshtërosh dhe ta nënçmosh atë me të cilin rri, qoftë ai i shtresave të ndryshme shoqërore, ose të tallesh me të me fjalë, vepra ose gjeste, drejtpërdrejtë apo tërthorazi, sepse në këto gjëra ka tre ndalesa:
E para: rënia në haram dhe mëkat për atë që e bën këtë gjë.
E dyta: argument dëshmues se ai që e bën këtë është budalla, mendjelehtë dhe injorant.
E treta: kjo është një derë e sherrit dhe dëm për veten e tij.
Ki kujdes që mos t’i kundërshtosh njerëzit në takimet e tua me qëllim që të sillesh si eprori i tyre kur ti nuk je epror, ose të jesh llafazan dhe të flasësh i pari për çdo gjë. Ndoshta ti me injorancën dhe marrëzinë tënde e udhëheq takimin dhe ti je ai që mban fjalime dhe flet, kurse tjerët nuk flasin. Etika e Sheriatit dhe zakonit është që të ketë shkëmbim bisedash dhe çdo i pranishëm të flasë, përveç të vegjëlve që duhet të kenë edukatë dhe të mos flasin vetëm se kur t’u kërkohet përgjigje nga të mëdhenjtë.
Përktheu: Jeton Shasivari