Bismilah...

Autor: Sulejman bin Selimullah er-Ruhejli

Pyetje: Cila është këshilla juaj për atë që i fotografon (me screenshot) bisedat private mes tij dhe vëllait të tij, e më pas ua dërgon ato të tjerëve?

Përgjigje: Kjo është tradhti! Është tradhti që dikush të flasë me vëllain e tij me telefon, me këto mjetet e komunikimit, me whatsapp, e pastaj ai i përhap ato te njerëzit. Kjo është tradhti! Vetëm nëse kjo ndodh me lejen e tij! Nëse njeriu flet me vëllain e tij, e më pas ai largohet, ajo që i tha ai është amanet. E si është çështja për ato gjëra që dihen nga njerëzit që ato janë amanet?!

Pra, është tradhti, sido që të jetë në gjëra të mira apo në gjëra të këqija, që dikush ta fotografojë bisedën që ka ndodhur mes tij dhe vëllait të tij, e më pas ta shpërndajë atë pa lejen e tij. Kjo është tradhti dhe nuk lejohet. Është obligim për njerëzit që të ndalen nga ky veprim!

 

Përktheu: Servet Mata

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org