📚Burimi: Nuurun 'alad-derb, 32/361
🔹Pyetje: A lejohet mbajtja e lidhjeve farefisnore me anë të telefonatave?
🔸Përgjigje: Po, kjo është prej lidhjeve farefisnore, qoftë biseda telefonike apo shkrimi i letrave, e gjitha kjo është prej mbajtjes së lidhjeve farefisnore. Ai që i shkruan vëllait të tij, xhaxhait të tij apo të afërmit të tij, e pyet si është, si e ka gjendjen, apo e telefonon, e gjitha kjo është e mirë dhe është prej mbajtjes së lidhjeve farefisnore.
Përktheu: Servet Mata