Bismilah...

Pyetje: Në këtë kohë, nëse njeriu i përmbahet Sunnetit ashtu siç duhet, e shkurton rrobën dhe e lëshon mjekrën, shumë Muslimanë thonë për të: “Ky është i ashpër! Ky është i rreptë! Është kështu e ashtu!” Çfarë qëndrimi duhet të mbajë njeriu në këtë situatë?

Përgjigje: Të mos u kushtojë vëmendje atyre! Ai le t’u thotë atyre: “Kështu është Sunneti. Allahu ju udhëzoftë juve!” T'u flasë atyre në mënyrën më të mirë duke u thënë: “Allahu ju udhëzoftë! Ky është Sunneti.” Mjafton kaq! Ai ua mëson atyre me argument. Falënderimi i takon Allahut! Ata nuk e dëmtojnë atë dhe ai nuk duhet t’u kushtojë rëndësi atyre. Kështu vepronin munafikët me Ehli Sunnetin:

وَإِذَا مَرُّوا بِهِمْ يَتَغَامَزُونَ

“E kur ata (munafikët) kalonin pranë tyre (besimtarëve), ia bënin me sy njëri-tjetrit.” El-Mutaffifin, 30

 

Përktheu: Jeton Shasivari