(E para): Allahu nuk e do pesimizmin dhe nuk i do pesimistët.
E dyta: Allahu do nga robërit e Tij fjalët shpresëdhënëse dhe optimiste. Fjala optimiste është fjala e mirë dhe bashkë me të është edhe mendimi i mirë, i cili hap dhe çliron zemrën.
Gjithashtu, Allahu i Madhëruar dhe i Lartësuar, do nga robi i Tij që të mendojë për Të se Ai do t’ia largojë brengën. Prandaj, të kesh mendim të keq për Allahun e Madhëruar dhe të Lartësuar është cilësi e Xhahilijetit. Është mendim i keq që të mendosh se Allahu i Madhëruar dhe i Lartësuar të bën keq ty. Nëse shejtani të vjen me këto mendime, ti duhet patjetër që ta largosh atë nga vetja jote apo nga të tjerët që e kanë atë gjë dhe gjithmonë të mendosh mirë për Allahun.
Përktheu: Jeton Shasivari