Bismilah...

Autor: Shejkh Rabij ibën Hadij el-Medkhalij

Burimi: http://www.ajurry.com/vb/showthread.php?t=44273

Lavdia i takon Allahut, Salatet dhe Selamet qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, mbi familjen dhe shokët e tij.

Dhe më pas:

Unë ua drejtoj këtë këshillë të rinjve selefij në Tunizi.

(I këshilloj) që ta kenë frikë Allahun në vetet e tyre dhe të vëllazërohen në mes tyre. Të largohen nga shkaqet e përçarjeve dhe ndarjeve, të cilat, e dëmtojnë thirrjen selefije në maksimum! Dhe kjo gjë është e njohur dhe e provuar.

á وَلَا تَنَازَعُوا فَتَفْشَلُوا وَتَذْهَبَ رِيحُكُمْ â

“Dhe mos u konfliktoni (me njëri-tjetrin), e si pasojë (e kësaj) të dështoni dhe të humbisni forcën.” El-Enfal, 46

Pra, ashtu sikurse ka thënë Allahu.

Ky është paralajmërim nga Allahu – ‘Azze ue Xhel-le – ndaj konflikteve. Dhe prej pasojave të tij (konfliktit) është humbja e Err-rrijh, dhe ajo (Err-rrijh) është forca, pra, ju humbet forca! Kështu si pasojë e kësaj ju do të dobësoheni dhe dobësohet thirrja juaj. Ndërsa ju vetë do të dobësoheni përpara njerëzve, e ata do t’ju nënçmojnë juve dhe do t’i largojnë njerëzit prej jush dhe prej thirrjes suaj!

Gjithashtu (ju këshilloj) të angazhoheni me kërkimin e dijes. Ai i cili ka mundësi që të hyjë në Universitetin Islamik (Medine) apo në Universitetin El-Imam (Rrijad), mirë se të vijë e të hyjë në to e të mësojë. Por nëse nuk ka mundesi për këtë, atëherë le të angazhohet me librat selefij të dijes, si (librat e) ibn Kajjim, ibn Tejmijeh, Muhammed ibn Abdul-Uehhab dhe të tjerë prej dijetarëve të kohës si Ibën Baz, Ibën Uthejmin dhe si shembulli i tyre.

Gjithashtu (i këshilloj) që të lënë kundërshtimet mes tyre.

Ndërsa ai që ka aftësi, dhe (dijetarët) e besueshëm dëshmojnë për të se ai është i aftë për të dhënë mësim, atëherë ai le të japë mësim në xhamitë selefije, dhe të mos ua lejë ato (xhamitë selefije) njerëzve të besëtytnive dhe pasuesve të bidatit. Mos ua lini xhamitë njerëzve të besëtytnive dhe pasuesve të bidatit sepse dëmi i tyre është i rrezikshëm. Allahu ju bekoftë.

Selefët kanë paralajmëruar prej pasuesve të bidatit dhe të humbjes! Dhe unë kam frikë se shumë prej të rinjve selefij devijojnë për shkak të këtyre përçarjeve, dhe bashkohen me njerëzit e besëtytnive dhe me pasuesit e bidatit si rezultat i këtyre përçarjeve të këqija!

Prandaj kijeni frikë Allahun dhe vëllazërohuni mes jush dhe përpiquni fort në kërkimin e dijes, dhe largohuni nga shkaqet e ndarjes dhe të përçarjes.

Salati dhe salami qoftë mbi Pejgamberin tonë Muhammed, mbi familjen dhe shokët e tij.

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Servet Mata

27 Tetor 2015

13 Muharrem 1437