Autor: Shejkhul-Islam Ibën Tejmijeh
Burimi: Iktidau Siratil-Mustekim li Mukhalefeti As’habil-Xhehim, vëll. 1, fq. 547
"Dhe për këtë shkak, baza tek bijtë e Ademit është se ata kanë ndikim tek të tjerët dhe ndikohen nga të tjerët. Ata marrin edukatën e njëri-tjetrit duke bashkëjetuar dhe duke u përzier.
Po ashtu, nëse njeriu bashkëjeton me një lloj kafshe, ai i merr diçka prej sjelljes së saj. Për këtë arsye, ata që mbajnë deve kanë mendjemadhësi dhe mburrje, kurse ata që mbajnë dhen (bagëti të imta) kanë qetësi. Ata që mbajnë deve dhe mushka ka sjellje të poshtër siç është sjellja e mushkës dhe devesë. Po kështu janë edhe ata që mbajnë qen. Pra, krijesa njeri fillon të ndikohet nga morali i njerëzve për shkak të bashkëjetesës dhe shoqërimit dhe numrit të vogël të njerëzve.
Ngjashmëria dhe shëmbëllimi në gjërat e dukshme ndikon në ngjashmërinë dhe shëmbëllimin në gjërat e padukshme në formë të vëzhgimit dhe përshkallëzimit të dalëngadalshëm, dhe ne kemi parë se Jehudët dhe të Krishterët që jetojnë me Muslimanët, kanë më pak kufër se të tjerët (nga të Krishterët dhe Jehudët), siç i kemi parë Muslimanët të cilët kanë bashkëjetuar shumë me Jehudët dhe të Krishterët, kanë iman më të dobët se të tjerët (nga Muslimanët) të cilët e kanë Islamin e pastër.
Pjesëmarrja në anën e jashtme sjell lidhje dhe solidaritet, edhe në qoftë vendet dhe kohërat janë larg njëra-tjetrës. Kjo është gjë e provuar. Pra, përngjasimi me festat e tyre – edhe po qe e pakët – është një farë shkaku i marrjes së moralit të tyre, i cili moral është i mallkuar.
Përktheu: Jeton Shasivari