Autor: Shejkh Rabij ibën Hadij el-Medkhalij
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=157163
Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Të gjitha lavdet i takojnë Allahut; lavdërimet dhe paqja qofshin për të Dërguarin e Allahut, si dhe për Familjen e tij, për Shokët e tij dhe për cilindo që ndjek udhëzimin e tij.
E më pas:
Më gëzon organizimi i këtij kursi selefij, i bazuar – in shaa Allah – mbi Librin e Allahut dhe mbi Sunetin e të Dërguarit të Allahut – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem –, me menhexhin e Selefëve tanë të devotshëm; dhe shpresoj që ky kurs të jetë i bazuar në Librin e Allahut dhe në Sunetin e të Dërguarit të Allahut – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem –, si dhe të pasohet ky kurs me kurse të tjera në të gjitha krahinat e Jemenit, të bazuara në Librin e Allahut dhe në Sunetin e të Dërguarit të Allahut – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. Kjo fjalë e imja i drejtohet njerëzve të këtij kursi si dhe të gjithë Jemenasve në përgjithësi, qeverisë dhe popullit. Unë i këshilloj ata që të kenë frikë Allahun – Tebarake ue Te’ala –, të zbatojnë urdhërat e Tij dhe të qëndrojnë larg nga gjërat që Ai i ka ndaluar, si dhe t’i përmbahen Librit të Allahut – Tebarake ue Te’ala – si në akijde e si në sheriat, si dhe të largohen nga çdo gjë që bie ndesh me Islamin, që e kundërshton dhe e mohon atë, qofshin gjëra që lidhen me besimet, me politikat dhe me të gjitha çështjet e tjera të jetës; si dhe të kapen fort mbas Librit të Allahut dhe Sunetit të të Dërguarit të Tij – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem –, të kapen fortë me dhëmballë. Shpresoj që kjo fjala ime të mbërrijë tek ata që kanë përgjegjësi, u bëjmë thirrje atyre duke u betuar në Allahun – Tebarake ue Te’ala – që të kapen fort mbas Librit të Allahut dhe Sunetit të të Dërguarit të Allahut – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem –, sepse Allahu do t’u japë atyre krenari e lavdi, si dhe do t’i ndihmojë kundër armiqve të tyre të që i kanë afër dhe ata që kanë larg:
إِنْ تَنْصُرُوا اللَّهَ يَنْصُرْكُمْ وَيُثَبِّتْ أَقْدَامَكُمْ
“Nëse ju e ndihmoni Allahun, Ai ju ndihmon juve dhe ju bën të qëndroni të palëkundur me këmbët tuaja.” [Muhamed, 7]
وَلَوْ قَاتَلَكُمُ الَّذِينَ كَفَرُوا لَوَلَّوُا الْأَدْبَارَ ثُمَّ لَا يَجِدُونَ وَلِيًّا وَلَا نَصِيرًا
“Dhe nëse ju luftojnë mosbesimtarët, padyshim që ata kanë për t’ia mbathur dhe s’kanë për të gjetur asnjë mbrojtës e asnjë ndihmues.” [el-Fet`h, 22]
Kjo është rruga e Allahut.
Shpresoj që ju t’i kuptoni këtë tekste dhe të ngjashme me to, si dhe të keni besim tek Allahu dhe te keni besim tek ndihma e Tij, të kapeni fort mbas Librit të Tij dhe Sunetit të të Dërguarit të Tij – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem –, sepse këtu qëndron krenaria në dunja e në ahiret. E nëse ata e kundërshtojnë këtë, atëherë kanë për t’u përballuar – Allahu na ruajt – me Zemërimin e Allahut – Tebarake ue Te’ala – dhe me Hakmarrjen e ashpër dhe Dënimin e Allahut, nëse kundërshtoni, sikurse thotë Allahu – Tebarake ue Te’ala –:
وَمَنْ لَمْ يَحْكُمْ بِمَا أَنْزَلَ اللَّهُ فَأُولَئِكَ هُمُ الْكَافِرُونَ
“Dhe kush nuk gjykon me ligjet që ka zbritur Allahut, mu ata janë mosbesimtarët.”
فَأُولَئِكَ هُمُ الظَّالِمُونَ
“…mu ata janë zullumqarët.”
فَأُولَئِكَ هُمُ الْفَاسِقُون
“…mu ata janë të pabindurit.”
Prandaj qëndroni larg gjykimit me ligjet që nuk i ka zbritur Allahu. Ata duhet të jenë këmbëngulës dhe duhet të jenë të vendosur në Librin e Allahut – Tebarake ue Te’ala – në shtetin e tyre, në shkollat e tyre dhe në të gjitha çështjet e tjera të jetës së tyre, që e gjithë jeta e tyre – Allahu u bekoftë – të jetë e bazuar në Librin e Allahut dhe në Sunetin e të Dërguarit të Allahut – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem –, dhe aty është lumturia dhe krenaria e tyre në dunja dhe në ahiret. Ama nëse nuk e pranojnë këtë, atëherë do të jenë të poshtëruar, të braktisur, të braktisur, të braktisur. Prandaj kuptojeni këtë. Nëse ata duan Kënaqësinë e Allahut dhe ndihmën e Tij, duan që Ai t’u japë krenari dhe nder në dunja e në ahiret, atëherë e kanë detyrë që të kapen fortë me dhëmballët e tyre mbas Librit të Allahut dhe Sunetit të të Dërguarit të Allahut – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. Ua them këtë njerëzve të këtij (vendi, Adenit) sikurse dhe ua them edhe popullit të Jemenit në përgjithësi. E lus Allahun – Tebarake ue Te’ala – që të shohim nga ata përgjigje të saktë e të plotë (ndaj kësaj thirrje). Me të vërtetë Allahu e dëgjon padyshim lutjen.
Dhe çdo Selefij duhet të ngrihet për të vendosur shtetin Islamik në këtë vend, popullin e të cilit e ka cilësuar i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – me urtësi:
الإيمان يمان والحكمة يمانية
“Imani është Jemenas dhe urtësia është Jemenase.”
Lus Allahun që t’ju bëjë të urtë me të vërtetë, si dhe t’ju bëjë besimtarë të vërtetë.
Me të vërtetë Allahu e dëgjon padyshim lutjen. Lavdërimet dhe paqja e Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë, Muhamedin, si dhe mbi Familjen dhe Shokët e tij.
Përktheu: Alban Malaj