Bismilah...

Autor: Shejkh Sulejman bin Selimullah er-Ruhejli

 

 

Pyetje: Pyetësi thotë: “Cila është këshilla e Shkëlqesisë suaj për atë që është sprovuar me shikimin e fotove dhe filmave pornografik, sidomos me shumëllojshmërinë e mjeteve të komunikimit, të cilat janë bërë të arritshme për të gjithë?”

 

Përgjigje: O Allah! O Zoti im!  O i Vetëmjaftueshëm (el-Kajjum)! O Shpikësi (el-Bedië) i qiejve dhe tokës! O Allah! Shëroje zemrën e tij, o Zoti i botëve! O Allah! Largoje nga ai këtë bela! O Zoti i botëve!

 

Këshilla ime për veten time dhe për vëllezërit e mi është, që ta dimë se syri është një begati prej begative të Allahut; ai është nga begatitë më të mëdha të Allahut ndaj nesh; një begati që përsëritet dhe vazhdon në çdo sekondë. Andaj, ne duhet ta përdorim atë në bindje ndaj Allahut, e të mos e përdorim atë duke i bërë mëkat Allahut. Po ashtu, ta dimë se, ai që i përdor begatitë e Allahut duke bërë mëkate, pothuajse e ka humbur vlerën e saj si begati, edhe në qoftë se ajo mbetet.

 

Gjëja e dytë: t’ia rikujtojmë vetes, se do të pyetemi për këtë sy kur të dalim para Allahut – të Pastrit nga çdo mangësi dhe të Lartësuarit. Nëse ti ulesh në dhomën tënde, ku nuk ka asnjë njeri dhe shikon (diçka që është haram), përkujtoje veten se do të qëndrosh para Allahut dhe Ai do të të pyesë për këtë sy, për shikimin që ke hedhur.

 

“Nuk ngelet asnjë prej jush vetëm se do t’i flasë Zoti i tij; nuk gjendet mes robit dhe Allahut përkthyes. Pastaj, do të shikojë në të djathtën e tij dhe nuk të shoh vetëm se atë që ka bërë nga veprat e tij; pastaj do të shikojë në të majtë, dhe nuk do të shoh vetëm se atë që ka vepruar. Pastaj, do të shikojë para vetes së tij dhe nuk do të shoh vetëm se zjarrin përballë fytyrës së tij...” [Bukhari, 7512]

 

Le ta kujtojë këtë.

 

Gjëja e tretë: t’i shkojë në mendje se Allahu është me të; se Allahu e sheh atë, e dëgjon dhe e di gjendjen e tij. Kështu që, Allahu është me të, me të Dëgjuarit e Tij, me Shikimin e Tij dhe me Dijen e Tij. Nëse ti vetmohesh dhe i shikon këto filma e këto fëlliqësira, kujtohu se Allahu në atë çast të shikon ty; dhe se Allahu e di gjendjen tënde. Andaj, mos thuaj ‘u vetmova,’ por përkujtoje veten tënde se Allahu të sheh.

 

Është thënë se njëri prej Selefëve, e dallonte njërin nga nxënësit e tij nga të tjerët. Si rrjedhojë e kësaj, nxënësit e tjerë i folën atij. Ky dijetar deshi t’u tregonte atyre se pse e dallonte atë. Ky dijetar i dha çdo nxënësi nga një zog dhe u tha: “Thereni atë në një vend ku nuk ju sheh askush!” Nxënësit shkuan dhe u kthyen ditën e dytë, dhe çdonjëri prej tyre e kishte therur zogun e tij, përveç atij nxënësit. Dijetari i tha: “O filan! Çfarë bëre?” Nxënësi tha: “Shkova andej e këtej, andej e këtej.” Ai i tha: “O filan! Përse nuk e zbatove urdhrin tim?” Nxënësi tha: “Sa herë që shkoja në një vend, e dija që Allahu më sheh. Andaj, nuk gjeta vend ku nuk më sheh askush.” Ai u tha nxënësve të tjerë: “Unë e dua atë për shkak të kësaj gjëje.”

 

إِنَّ أَكْرَمَكُم عَندَ ٱللَّهِ أَتْقَاكُمْ  

“...më i ndershmi mes jush tek Allahu, është ai që është më i devotshmi...” el-Huxhurat, 13

 

Duhet që ta përkujtojmë këtë se Allahu – i Plotfuqishëm dhe i Madhëruar – na sheh. Pastaj, o vëllai im! Koha është shkurtër. Ajo kalon si me bërjen e të mirave po ashtu edhe me bërjen e gjynaheve. Pasha Allahun! Koha nuk është ndalur tek ai që bën të mira dhe as tek ai që bën mëkate. Përkujtoje veten tënde se, nëse këto minuta mbarojnë me durim, do të mbarojnë pa bërë gjynahe. Nga ana tjetër, nëse ti e bën këtë gjynah, këto minuta mbarojnë me këtë gjynah, dhe ky gjynah do të jetë shkak për prishjen e zemrës tënde; do të shkaktojë halle; ndoshta edhe do të privohesh nga ndonjë begati për shkak të kësaj gjëje.

 

Andaj, përkujtoje veten tënde me këtë. Pastaj, kujto se syri do të dëshmojë kundër teje për atë që ka parë, kur të dalësh para Allahut – të Pastrit nga çdo mangësi dhe të Lartësuarit. Kështu që, ki frikë Allahun – të Pastrin nga çdo të metë dhe të Lartësuarin. Madhëroje pozitën e lartë të Allahut. Nëse e bën këtë, me lejen dhe fuqinë e Allahut, do ta mundësh Iblisin. Po ashtu, e porosis që t’i shpeshtojë lutjet.

 

O vëllezër! Ai që është sprovuar me një mëkat, le t’i lutet Allahut në pjesën e fundit të natës, duke thënë:

“O Zot! Më mëshiro! O Zot, Ti e di më së miri gjendjen time! O Zot! Unë jam sprovuar me këtë ‘sëmundje.’ O Allah! Ma bëj të urryer atë. O Allah! Më largo nga ai mëkat, ashtu siç e ke larguar lindjen nga perëndimi.”

 

Dorëzimi dhe kthimi i sinqertë tek Allahu, është nga shkaqet më të mëdha të përmirësimit të gjendjes. Andaj, o vëllai im i dashur! Kjo pyetja jote flet për një mirësi dhe tregon se ti e do mirësinë; dhe se dëshiron t’i heqësh qafe ato mëkate. Falu natën, sepse lutjet e natës nuk refuzohen. Dorëzohu para Allahut duke i rënë në sexhde Atij dhe duke thënë:

“O Zoti im! O Zoti im! O Zoti im! Më largo nga kjo fatkeqësi! O Zoti im! Ma bëj të urryer këtë mëkat! O Zoti im! Ma bëj të neveritshëm këtë mëkat! O Zoti im! Më largo nga ai mëkat, ashtu siç e ke larguar lindjen nga perëndimi.”

 

Allahu dëgjon çdo gjë, i përgjigjet lutjes së lutësit dhe është afër robërve (me Diturinë e Tij); Ai nuk ia kthen mbrapsht lutjen e atij që është i sinqertë. Ai turpërohet nga robi i Tij i sinqertë që t’ia kthejë mbrapsht lutjen. Andaj, kthehuni dhe drejtohuni tek Allahu – i Pastri nga çdo e metë dhe i Lartësuari.

 

Allahu e di më së miri.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari