Bismilah...

Burimi: Pjesë nga ligjërata e mbajtur nga dijetari i nderuar i Medines, Muhammed Ibën Hadij el-Medkhalij në Radio.Selefi.org me datë 11/11/2017 (22 Sefer 1439)

Burimi: https://archive.org/details/LigjrataEShejkhMuhamedit , min. 56:55

 

 

Porosis veten time dhe juve, që të bëheni të qëndrueshëm në të vërtetën dhe nëse keni paqartësi për ndonjë gjë, t’i pyesni dijetarët të cilët janë të rrënjosur në dije, veçanërisht në këtë kapitull, kapitullin e besimit në Allahun – të Lavdëruarin dhe të Lartësuarin – si dhe Emrave dhe Cilësive të Tij. Emrat dhe Cilësitë e Tij që i ka Allahu, Cilësitë e Tij të përsosura dhe Madhështinë e tij më të lartë – i Pastër nga mangësitë është Ai, i Lartësuari.

 

Nëse keni ndonjë paqartësi, pyesni ata që kanë dije. U porosis që të lidheni me ta, sepse lidhja me ta është e gjithë mirësia, kjo është ajo që ju ndihmon dhe ju bën të qëndrueshëm në fe me lejen e Allahut – të Pastrit nga çdo mangësi dhe të Lartësuarit.

 

O bijtë tanë! O vëllezërit tanë që jeni në Sunnet! Largohuni nga ata që nuk përfitoni gjë nga shoqërimi i tyre, dhe as nga ulja tek ata, apo dobisë së uljes me ta për një kohë të shkurtër, sepse jeta është e shkurtër ndërsa dija është e shumtë. Andaj, lidhuni me njerëzit e dijes dhe largohuni nga ata që nuk kanë hise në këtë dituri, apo nga ata që hiqen si dijetarë kurse në realitet nuk janë të atillë. U këshilloj me këto gjëra, sepse lidhja juaj me njerëzit e dijes është mirësi; lidhja juaj me dijetarët e mëdhenj është mirësi; lidhja juaj me Ehli Sunetin është mirësi. Po ashtu largimi juaj nga të vegjlit, mendjelehtët dhe të rinjtë, është mirësi për ju – me lejen e Allahut, të Madhëruarit dhe të Lartësuarit.

 

O ju të dashur! U këshilloj që të kapeni pas njerëzve të dijes; t’u ktheheni të mëdhenjve nga njerëzit e dijes dhe dijetarëve të njohur të cilët janë të rrënjosur thellë në dije dhe janë  të palëkundur në dije; fjalët dhe qëndrimet e tyre janë të njohura në mesin e njerëzve.

 

Ju paralajmëroj që të ruheni nga lidhja me të rinjtë në moshë, sepse lidhja me të rinjtë është shkak i shpikjeve në fe dhe këta të rinj në moshë janë ata që shpikin. Andaj, largohuni prej tyre, ngaqë nuk ka mirësi te këta sa’afikah (shtinjakët që pretendojnë se kanë dije). Nuk kanë mirësi te këta shtinjakë!

 

O ju të dashur, ju paralajmëroj nga këta shtinjakë (sa’afikah)! Sepse nuk ka mirësi tek ata. Në këtë kohë janë shtuar shtinjakët (sa’afikah) në çdo vend. Allahu mos i shtoftë! Ata hiqen si dijetarë, por nuk janë të tillë.

 

Ruhuni prej tyre në maksimum!

 

Mos u lidhni me ta!   

 

Mos i ktheni çështjet tek ata!

 

Mos u besoni atyre!

 

Mos merrni prej tyre!

 

Mos i lidhni njerëzit me ta, sepse përfundimi i tyre është sherr – pasha Allahun!

 

Ruhuni tej mase nga ata!     

 

 

Ju e keni detyrë që të kapeni pas njerëzve të dijes, ngaqë ju do të vazhdoni të jeni në mirësi përderisa dijen e merrni nga të mëdhenjtë tuaj. Andaj, ju jeni në mirësi. Nëse ju shkoni te të vegjlit do të shkatërroheni. Allahu na ruajtë nga ky shkatërrim! I kërkoj Allahut mbrojte për ju nga ky shkatërrim.

 

O ju të dashur, ju këshilloj që të vëllazëroheni me njëri-tjetrin, ju dhe të gjithë vëllezërit tuaj, pasuesit e Sunnetit, nxënësit e Sunnetit dhe të Hadithit. U porosis që të vëllazëroheni me njëri-tjetrin dhe të largoheni nga shkaqet e përçarjes. Një prej shkaqeve të përçarjes është dëgjimi i këtyre të vegjëlve. Nga shkaqet e përçarjes në këtë kohë është marrja nga shtinjakë të dijes (sa’afikah) të cilët i kanë bërë copë e çikë Selefijt, e kanë bërë copash Ehli Sunnetin në çdo vend. E kanë bërë copë-copë Ehli Sunnetin në çdo vend. Allahu na ruajtë prej tyre dhe prej veprave të tyre.

 

Mos u lidhni me ta!

 

Mos i dëgjoni ata!

 

Mos i merrni në telefon ata!

 

Mos ua merrni fjalët!

 

Mos u besoni transmetimeve të tyre, sepse ata – pasha Allahu – janë sherr sherr për ju.

 

 

Sepse pas tyre nuk ka tjetër veçse fitne dhe përçarje e radhëve të Ehli Sunnetit, përçarje e radhëve te Selefijve. Njerëzit e dijes përpiqen që të bashkojnë njerëzit në një fjalë të vetme, ndërsa ai që i bashkëngjitet gjirit të shtinjakëve dhe i dëgjon fjalët e tyre, ata do ta shkatërrojnë atë, edhe në qoftë se është i madh në moshë -  Allahu na ruajtë prej kësaj. Prandaj, i sheh pasojat e tyre të qarta edhe te disa të mëdhenj – i kërkojmë Allahut mbrojtje nga kjo – të cilët i kanë ndryshuar.

 

Shoku me të cilën shoqërohesh ka ndikim, siç ka thënë Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem:

“Njeriu është në fenë e shokut të tij, andaj çdonjëri prej jush të bëjë kujdes se me cilin shoqërohet.”

 

O ju të dashur, u këshilloj që të largoheni nga shtinjakët, ruhuni tej mase nga ndenjja me ta, lidhja me ta dhe dëgjimi i tyre, sepse të tillët janë shtuar në këtë kohë. Allahu mos i shtoftë! Janë shtuar në këtë kohë. Allahu mos i shtoftë.

 

E lusim Allahun e Madhëruar dhe të Lartësuar me Emrat e Tij më të bukur dhe Cilësitë e Tij më të larta, që t’i udhëzojë ata që kanë devijuar nga mesi i Muslimanëve, dhe ta lërë në udhëzim atë që është mirësi për Islamin dhe Muslimanët; ta pengojë dhe t’ia presë rrugën atij që Ai e di së është sherr për Islamin dhe Muslimanët; të na furnizojë neve dhe juve të gjithëve me kuptim të drejtë të fesë së Tij dhe të na japë dije në fe; na bëftë të palëkundur në të vërtetën dhe në udhëzim derisa ta takojmë Atë; të na bëjë neve dhe juve prej atyre që i dëgjojnë dhe i kuptojnë fjalët e Allahut dhe të Dërguarit dhe punojnë me to.

 

Ashtu siç lus të Pastrin nga çdo mangësi, të na ruajë neve dhe juve nga shpikjet në fe, nga devijimet e fitneve të dukshme dhe të fshehta. E lus Atë – të Madhëruarin dhe të Lartësuarin – të na përmirësojë gjendjen tonë, gjendjen tuaj dhe gjendjen e Muslimanëve të tjerë, qofshin ata udhëheqës apo popuj. Vërtetë Ai është Dhurues i Madh, Bujar.

 

Lëvdata, shpëtimi dhe begatia e Allahut qoftë për robin e Tij, të Dërguarin e Tij, Pejgamberin tonë Muhamedin, familjen e tij, shokët e tij dhe pasuesit e tij që e pasuan të Dërguarin me përpikëri.

 

 Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Jeton Shasivari