Bismilah...

Autor: Abdul-Aziz ibën Abdullah ibën Baz (1420 h.)

 

Reflekto përpara se të flasësh! Reflekto për veprën që do të bësh, përpara se ta bësh atë. Nëse është fjalë e mirë, e dobishme dhe e lejuar, atëherë thuaje në qoftë se ka nevojë. E nëse jo, atëherë hesht! Ka thënë Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - në një hadith të saktë:

إنَّ الْعَبْد لَيَتَكَلَّمُ بِالكَلِمةِ مَا يَتَبيَّنُ فيهَا فَيَكْتُبُ اللَّهُ عَلَيْهِ بِهَا سَخَطَهُ إِلَى يَوْمِ يَلْقَاهُ

“Vërtetë, robi e thotë një fjalë me të cilën e zemëron Allahun, pa e hetuar atë që thotë, e i mbetet atij zemërimi i Allahut deri në ditën kur do ta takojë Atë.”

Kurse në një transmetim tjetër është:

إنَّ الْعَبْد لَيَتَكَلَّمُ بِالكَلِمةِ مَا يَتَبيَّنُ فيهَا يَزِلُّ بهَا إِلَى النَّارِ أبْعَدَ مِمَّا بيْنَ المشْرِقِ والمغْرِب.

“Vërtetë, robi e thotë një fjalë, pa e hetuar atë që thotë dhe futet në Zjarr në një distancë më larg sesa distanca midis Lindjes dhe Perëndimit”.

Pra, kjo është çështje e madhe!

Gjithashtu, Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – i tha Muadhit:

يَا مُعَاذُ كُفَّ عَلَيْكَ هَذَا

“O Muadh, mbaje këtë!” - dhe tregoi me gisht te gjuha.

Ai i tha:

يا رسول الله وإنا لمؤخذون بما نتكلم به؟

“O i Dërguari i Allahut a do të merremi në llogari për ato që flasim?”

Kurse ai - alejhi salatu ue selam - i tha:

وهل يكبُّ الناس على وجوههم – أو قال على مناخرهم – إلا حصائد ألسنتهم

“A nuk do të hidhen njerëzit në zjarr me fytyrat e tyre…” apo “…me turinjtë e tyre vetëm se për shkak të atyre që kanë korrur me gjuhët e tyre?!”

Kështu që besimtarët dhe besimtaret e kanë detyrë që të bëjnë kujdes dhe të ruhen nga çdo fjalë që të dëmton dhe nga çdo vepër që të dëmton.

Thotë Allahu, i Pastri nga çdo mangësi:

﴿فَوَرَبِّكَ لَنَسْأَلَنَّهُمْ أَجْمَعِينَ ﴿٩٢ عَمَّا كَانُوا يَعْمَلُونَ

“Për Zotin tënd, padyshim që Ne do t’i pyesim të gjithë ata për atë që kanë vepruar.” [El-Hixhër, 92-93]

 

Përktheu: Umm ‘Akil

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org