Bismilah...

Sado fatkeqësi që të kenë rënë mbi ty! Sado vështirësi të kesh hasur në këtë dunja! Ti kurrë mos u dëshpëro! Kurrë mos i humb shpresat! Kurrë mos u merakos! Kurrë mos u hidhëro!

Sepse në Ditën e Kijametit kur do ta takosh Allahun, të Plotfuqishmin dhe të Madhëruarin, dhe të kesh hyrë në Xhenet, ke për të harruar çdo vuajtje dhe ke për të parë shpërblimin e madh.

Xhabiri, radijAllahu anhu, thotë se i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:

يَوَدُّ أَهلُ العَافِيَةِ يَومَ القِيَامَةِ حِينَ يُعطَى أَهلُ البَلَاءِ الثَّوَابَ لَو أَنَّ جُلُودَهُم كَانَت قُرِّضَت فِي الدُّنْيَا بِالمَقَارِيضِ

“Ditën e Kijametit, njerëzit që kanë jetuar në mirëqenie (në dunja), kur të shohin shpërblimet që do të marrin njerëzit që janë sprovuar, do të dëshironin që lëkurat e tyre në dunja t'u ishin prerë me gërshërë.” Sahihu et-Tergib, nr. 3404.

 

Ditën e Kijametit, besimtarëve që janë sprovuar në dunja, nëse kanë bërë durim, nuk janë hidhëruar dhe nuk janë zemëruar me Zotin e tyre, do t’u jepen shpërblime pa kufi të mëdha. Madje njerëzit që kanë pasur mirëqenie në dunja, do të kenë dëshirë të ishin sprovuar në dunja me belatë më të mëdha.

 

Përktheu: Jeton Shasivari