Bismilah...

E këshilloj veten time dhe ata që të kenë frikë Allahun në çdo gjendje dhe në çdo punë, të kenë frikë Allahun në akideh, në adhurim, po ashtu edhe në sinqeritet. Duhet që lidhja jonë me Allahun - Tebarake ue Te’ala - të jetë e bazuar në frikën ndaj Allahut dhe në sinqeritetin për Allahun - Tebarake ue Te’ala.

‌‏وَمَن يَتَّقِ اللَّهَ يَجْعَل لَّهُ مَخْرَجًا وَيَرْزُقْهُ مِنْ حَيْثُ لَا يَحْتَسِبُ

“Dhe kush ia ka frikën Allahut, Ai i jep rrugëzgjidhje atij dhe e furnizon andej nga nuk e pret.” [et-Talak, 2]

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَقُولُوا قَوْلا سَدِيدًا (٧٠) يُصْلِحْ لَكُمْ أَعْمَالَكُمْ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَمَنْ يُطِعِ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ فَازَ فَوْزًا عَظِيمًا (٧١

“O ju që besoni, kijeni frikë Allahun dhe thoni fjalë të drejta. Ai ju mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen mëkatet tuaja, e kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, ai ka arritur një sukses të madh.” [el-Ahzab, 70 – 71]

Ka ajete të shumta ku ka ardhur urdhërimi që të kihet frikë Allahu - Tebarake ue Te’ala - dhe të kihet sinqeritet për Allahun.

وَمَا أُمِرُوا إِلا لِيَعْبُدُوا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ حُنَفَاءَ وَيُقِيمُوا الصَّلاةَ وَيُؤْتُوا الزَّكَاةَ وَذَلِكَ دِينُ الْقَيِّمَةِ

“Dhe ata nuk u urdhëruan vetëm se që ta adhurojnë Allahun duke qenë të sinqertë dhe duke e bërë adhurimin vetëm për Të, të jenë Hunefaa (larg çdo feje tjetër) dhe të falin namazin e të japin zekatin, e pikërisht kjo është Feja e drejtë.” [el-Bejjineh, 5]

Duhet të kihet frikë Allahu në fjalë dhe vepra. Sinqeriteti për Allahun duhet të jetë në fjalë dhe vepra, dhe ta dijë se Allahu e vëzhgon në çfarëdo situate të jetë. Nëse njeriu është në këtë gjendje apo xhemati është në këtë gjendje. Ah, sa gjendje e mirë është kjo! Sa gjendje e mirë është pasha Allahun!

 

💻Përktheu: Jeton Shasivari