Bismilah...

Transmetohet se Pejgamberi, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ka thënë:

أَعْذَرَ اللَّهُ إِلَى امْرِئٍ أَخَّرَ أَجَلَهُ حَتَّى بَلَّغَهُ سِتِّينَ سَنَةً

“Allahu nuk i ka lënë justifikim atij që ia ka shtyrë exhelin saqë ia ka mundësuar të jetojë 60 vite.” Sahih el-Bukhari, 6419

Pra, Allah nuk e justifikon atë. Nuk mbetet më justifikim për të. Allahu i ka dhënë aq jetë të gjatë saqë ai mund t’i bëjë llogari vetes, të rishikojë veten e tij dhe të reflektojë për veprat e tij.

Ai që është i mençur, e përmirëson veten e tij duke bërë pendim dhe kthim tek Allahu, i Pastri nga çdo mangësi dhe i Lartësuari. Siç ka thënë Allahu, i Plotëfuqishmi dhe i Madhëruari:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَلْتَنظُرْ نَفْسٌ مَّا قَدَّمَتْ لِغَدٍ ۖ وَاتَّقُوا اللَّهَ ۚ

“O ju që besoni, kini frikë Allahun dhe çdonjëri të shikojë se çfarë ka përgatitur të nesërmen për veten e tij. Kijeni frikë Allahun!” El-Hashr, 18

 

Përktheu: Jeton Shasivari