Bismilah...

Esselamu alejkum ue rahmetUllahi ue berakatuHu. Ka thënë Allahu i Lartësuar:

وَتَعَاوَنُوا عَلَى الْبِرِّ وَالتَّقْوَىٰ ۖ وَلَا تَعَاوَنُوا عَلَى الْإِثْمِ وَالْعُدْوَانِ ۚ

“Bashkëpunoni me njëri-tjetrin në punë të mira e në devotshmëri dhe mos bashkëpunoni me njëri-tjetrin në gjynahe dhe në shkeljen e kufijve!”
[el-Ma`ideh, 2]

Unë e lus Allahun Subhanehu ue Te’ala që të më bëjë mua dhe të gjithë muslimanët që ta duam njëri-tjetrin për hir të Allahut, që të bashkëpunojmë në bindje për Allahun Subhanehu ue Te’ala.

Unë e lus Allahun ‘Azze ue Xhel-le që të më bëjë mua dhe të gjithë muslimanët çelësa të mirësisë dhe dryna të ligësisë. Kjo dynja është kalimtare, është tokë e sprovimit dhe testimit. Ne duhet të bashkëpunojmë që të gjithë, që ta këshillojmë njëri-tjetrin, në mënyrë që të dalim me sukses nga kjo dynja dhe Allahu Subhanehu ue Te’ala të jetë i kënaqur me ne; që të largohemi nga çdo gjë që është fitne për ne dhe për vëllezërit tanë muslimanë.

Unë e lus Allahun ‘Azze ue Xhel-le që t’i jape sukses dhe drejtim çdo muslimani, si dhe e lus Allahun Subhanehu ue Te’ala që ta ruajë vendin tonë Saudinë dhe të gjitha vendet e muslimanëve nga çdo gjë të urryer.

Përktheu: Alban Malaj