Autor: Shejkh Muhamed ibën Umer bin Salim Bazmul
Burimi: el-Keshkuul, fq. 492
Llojet e fëmijëve janë pesë:
I pari: nuk e bën atë që e urdhërojnë prindërit e tij. Ky është i pabindur dhe mos-respektues ndaj prindërve.
I dyti: e bën atë që e urdhërojnë prindërit, porse e bën atë pa qejf dhe me inat. Ky fëmijë nuk do të shpërblehet për këtë që bën.
I treti: e bën atë që e urdhërojnë prindërit, porse e bën atë duke e përmendur atë të mirë dhe duke ofenduar e qortuar kur prindërit i kërkojnë diçka; bezdiset dhe thotë “uf”; e ngre zërin. Ky fëmijë do të ndëshkohet.
I katërti: e bën atë që e urdhërojnë prindërit me shumë qejf dhe dëshirë. Ky fëmijë do të shpërblehet. Të pakët janë këta fëmijë.
I pesti: e bën atë që duan prindërit prej tij përpara se ata ta urdhërojnë për diçka. Ky fëmijë ka moral të lartë; është bamirës, respektues ndaj prindërve dhe mëshirues ndaj tyre dhe është nga ata që Allahu i ka dhënë sukses. Këta fëmijë janë të rrallë.
Për dy llojet e fundit, mos pyet për bereqetin që kanë në jetën e tyre, gjerësinë në riskun e tyre, zemërgjerësinë e tyre dhe lehtësimin e punëve të tyre.
﴿ذَلِكَ فَضْلُ اللَّـهِ يُؤْتِيهِ مَن يَشَاءُ وَاللَّـهُ ذُو الْفَضْلِ الْعَظِيمِ﴾
“Kjo është dhunti e Allahut të cilën ia jep kujt të dojë Ai. Allahu është Pronari i dhuntive të mëdha.” El-Hadid, 21
Respektimi dhe bamirësia ndaj prindërve nuk është ndërrim turnesh midis teje dhe vëllezërve të tu, përkundrazi, respektimi i prindërve është garë për të hyrë në Xhenet. Ky është një realitet që disa njerëz tregohen të shkujdesur ndaj kësaj.
Përktheu: Jeton Shasivari
Medine, 22 Muharrem 1439 H. / 12 Tetor 2017 G.