Bismilah...

Autor: Shejkh Mukbil Ibën Hadij el-Uadi’ij

 

 

Pyetje: Tani po bëhet fushatë popullore nëpër fshatra dhe qytete për vaksinimin, me qëllimin e zhdukjes së paralizës tek fëmijët. Ata po thonë se kush nuk ia bën vaksinën djalit të tij, atij ka për t’i rënë paraliza. A është e saktë kjo fjalë?

 

Përgjigje: Kush do që ta vaksinojë djalin e tij që ta ruajë, këtu s’ka ndonjë gjë të keqe. Dhe kush i mbështetet Allahut – SubhaneHu ue Te’ala – dhe nuk e çon djalin e tij tek ata, edhe në këtë rast nuk ka ndonjë gjë të keqe. Ata e ekzagjerojnë këtë çështje. Sa prej baballarëve tanë apo sa e sa njerëz të tjerë u prekën nga paraliza, qoftë edhe ata të moshës sonë dhe ata që janë më të vegjël se ne?!

 

Këto janë ekzagjerime o vëllezër, njësoj siç e ekzagjeruan në zgjedhje; kush nuk vjen në zgjedhje s’do të marrë drithë, s’do të marrë gaz, s’do të marrë kështu e ashtu. Këto ekzagjerime vijnë nga njerëz që nuk duan t’ia dinë.

 

Nëse i mbështetesh Allahut – SubhaneHu ue Te’ala –, Allahu ka për të të ruajtur! Allahu – SubhaneHu ue Te’ala – ka për të të mbrojtur!

 

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِنْ تَتَّقُوا اللَّهَ يَجْعَلْ لَكُمْ فُرْقَانًا

“O ju që besoni! Nëse ju i frikësoheni Allahut duke iu përmbajtur urdhrave të Tij, Ai do t’ju bëjë të mundur që të dalloni midis të vërtetës dhe të pavërtetës.” [el-Enfaal, 8]

 

Dhe thotë Allahu – SubhaneHu ue Te’ala –:

 

‏وَمَن يَتَّقِ اللَّهَ يَجْعَل لَّهُ مَخْرَجًا وَيَرْزُقْهُ مِنْ حَيْثُ لَا يَحْتَسِبُ

“E kush i frikësohet Allahut duke iu përmbajtur urdhrave të Tij, Ai do t’i japë rrugëdalje atij dhe do ta furnizojë atë andej nga nuk e pret.” [et-Talaak, 2-3]

 

Ai thotë gjithashtu:

 

وَمَنْ يَتَوَكَّلْ عَلَى اللَّهِ فَهُوَ حَسْبُهُ

“Dhe kush i mbështetet Allahut, Ai i mjafton atij!” [et-Talaak, 3]

 

Ai thotë gjithashtu:

 

وَعَلَى اللّه فَتَـوَكَّـلُوا إنْ كُنْتُمْ مُؤْمِنِيْنَ

“Allahut duhet t’i mbështeteni, nëse jeni Besimtarë!” [el-Maa`ideh, 5]

 

Ai thotë se disa prej Profetëve kanë thënë:

 

وَمَا لَنَا أَلاَّ نَتَوَكَّلَ عَلَى اللّهِ وَقَدْ هَدَانَا سُبُلَنَا وَلَنَصْبِرَنَّ عَلَى مَا آذَيْتُمُونَا

“E përse të mos i mbështetemi Allahut, kur Ai tashmë na ka udhëzuar në rrugën e drejtë? Ne do t’i durojmë dëmtimet që po na bëni!” [Ibrahim, 14]

 

Pra, mbështetu Allahut dhe dije se asgjë nuk të bie përveç se ajo që ka shkruar Allahu për ty.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj