Autor: Shejkh Muhammed ibn Salih el-Uthejmin
Burimi: Rijadus-Salihijn, 6/54
Nëse i lutesh Allahut, atëherë lute Allahun e Lartësuar duke e mposhtur dëshpërimin me shpresën tënde, derisa të ta realizojë Allahu atë që dëshiron. Pastaj, nëse Allahu ta jep atë që kërkove, atëherë kjo është ajo që dëshirohet. E nëse nuk ta jep atë që kërkove, atëherë Ai i largon prej teje shumë të këqija që ti nuk i di, ose e ruan atë (lutjen) për ty Ditën e Gjykimit. Prandaj, mos u dëshpëro dhe mos u mërzit, por lutu! Përderisa duaja është adhurim, atëherë përse nuk i shton ato?! Përkundrazi, shtoji lutjet! T’u përgjigj Allahu apo nuk t’u përgjigj! Dhe mos u mërzit e as mos mendo keq për Allahun – Azze ue Xhel –; pasi Allahu i Lartësuar është i Urtë! Thotë Allahu i Lartësuar
وَعَسَىٰ أَن تَكْرَهُوا شَيْئًا وَهُوَ خَيْرٌ لَّكُمْ ۖ وَعَسَىٰ أَن تُحِبُّوا شَيْئًا وَهُوَ شَرٌّ لَّكُمْ
“Mundet që ju ta urreni diçka, ndërkohë që është e mirë për ju! E mundet ta doni diçka, ndërkohë ajo është e keqe për ju.” [El-Bekareh, 216]
Përktheu: Servet Mata