Bismilah...

Burimi: Xhilaul-Efham, fq. 521-534

 

Frytet e vjela dhe dobitë e arritura përmes dërgimit të salauateve për Pejgamberin, alejhi salatu ue selam

1) Nënshtrimi ndaj urdhrit të Allahut.

2) Pajtueshmëria me Allahun në salauatet për Pejgamberin, edhe pse ka dallim midis salauateve të Allahut ndaj Pejgamberit dhe salauateve të njerëzve për Pejgamberin. Salati jonë për të është lutje për të, kurse salati i Allahut është lavdërim dhe fisnikërim për të.

3) Pajtueshmëria me melaiket në dërgimin e salauateve.

4) Fitimi i dhjetë salauateve nga Allahu i Lartësuar për atë që dërgon vetëm një salat.

5) Allahu e ngrit atë në dhjetë grada.

6) Allahu i shkruan atij dhjetë shpërblime.

7) Allahu ia fshin dhjetë gjynahe.

8) Salauatet janë shkak për pranimin e lutjes nëse lutësi fillimisht dërgon salauate, pastaj bën lutje.

9) Salatuatet janë shkak për të fituar ndërmjetësimin e Pejgamberit në Ditën e Gjykimit.

10) Janë shkak për faljen e gjynaheve.

11) Janë shkak që Allahu t’i mjaftojë robit për hallet dhe brengat e tij.

12) Janë shkak që robi të jetë afër Pejgamberit, alejhi salatu ue selam, në Ditën e Gjykimit.

13) Salauatet zënë vendin e sadakasë e cila jepet në kohë vështirësie dhe skamje.

14) Janë shkak për plotësimin e nevojave të ndryshme.

15) Janë shkak që Allahu ta lavdërojë robin dhe melaiket të lutën për të.

16) Janë shkak që robi të pastrohet nga gjynahet dhe të jetë i dëlirë.

17) Janë shkak që robi të përgëzohet me Xhenet kur t’i vijë vdekja. [1]

18) Janë shkak që robi të shpëtojë nga tmerret e Ditës së Gjykimit.

19) Janë shkak që Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, t’ia kthejë atij salauatin dhe selamin. [1]

20) Janë shkak që njeriut t’i kujtohet ajo që ka harruar. [2]

21) Janë shkak që një mbledhje të shkojë për së mbari. Kështu nuk do të jetë zhgënjim për ta Ditën e Gjykimit.

22) Janë shkak që të largohet varfëria. [3]

23) Janë shkak që njeriu të mos të etiketohet me emrin “koprrac” kur përmendet emri i Pejgamberit, alejhi salatu ue selam dhe ai nuk dërgon salauate për të.

24) Janë shkak që Pejgamberi mos të lutet për poshtërimin për të.

25) Janë shkak që e çojnë në Xhenet atë që dërgon salauate.

26) Janë shkak që njeriu të shpëtojë nga takimet e pafrytshme në të cilat nuk përmendet Allahu dhe i Dërguari i Tij, alejhi salatu ue selam.

27) Janë shkak që fjalimet në hutbe apo në raste tjera të plotësohen dhe të përsosen.

28) Janë shkak për përfitimin e dritës së madhe gjatë kalimit në Sirat.

29) Salauatet e largojnë vrazhdësinë e njeriut.

30) Janë shkak që Allahu ta lavdërojë robin te banorët e qiellit dhe të tokës për dërgimin e salauateve.

31) Janë shkak për bereqet për atë që dërgon salauate.

32) Janë shkak për fitimin e mëshirës së Allahut.

33) Janë shkak që robi të ketë dashuri të vazhdueshme për të Dërguarin, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.

34) Janë shkak që edhe i Dërguari, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, të ketë dashuri për atë që i dërgon salauate atij.

35) Janë shkak për udhëzimin e robit dhe gjallërinë e zemrës së tij.

36) Janë shkak që Pejgamberit, alejhi salatu ue selam, t’i shfaqet emri i atij që i dërgon salauate dhe të përmendet tek ai.

37) Janë shkak që njeriu të forcohet për të kaluar urën e Siratit.

38) Janë shkak që të plotësohet një pjesë e të drejtave të të Dërguarit, sal-Allahu alejhi ue sel-lem.

39) Salauatet përmbajnë përmendje dhe falënderim për Allahun.

40) Salautet janë lutje, sepse i lutesh Allahut që ta lavdërojë mikun e Tij dhe të njëjtën kohë njeriu i lutet Allahut për nevojat e tij.

_________________

[1] Hadithi është munker (i pasaktë). E kanë përmendur Sakhauij dhe Ibën Haxheri. Shiko në “el-Kaulu el-Bedië”, fq. 127.

[2] Hadithi është i dobët, e ka nxjerrë Ebu Musa el-Medinij me zinxhir të dobët. E përmend es-Sakhaauij në “el-Kaulu el-Bedië,” fq. 217.

[3] Transmetohet një hadith për këtë, porse është i dobët. Shiko në “Tedh’hibul-Kemal” 23/315.

 

Përktheu: Jeton Shasivari