Bismilah...

Shejkh Muhamed bin Salih el-Uthejmin

Burimi: Seb’une suaalan fij Ahkamil xhenaaiz, fq 8, pyetja nr 5

Pyetje: Cili është gjykimi i vonimit të përgatitjes së të vdekurit, larjes së tij, qefinosjes së tij, faljen e namazit për të dhe varrimit të tij, derisa të mbërrijnë të afërmit e tij? Dhe cili është kriteri për këtë?
Përgjigje: Vonimi i përgatitjes së të vdekurit e kundërshton sunetin, e kundërshton urdhërin e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:
“Shpejtoni me xhenazen, se nëse ka qënë njeri i mirë, mirësi po i dhuroni ; e nëse ka qënë njeri i keq, atëherë një të keqe po hiqni prej qafave tuaja.”
Dhe nuk duhet pritur përveç një periudhe të shkurtër kohore, si një orë apo dy orë apo të ngjashme me këto. Ndërsa, vonimi për një periudhë të gjatë kohore, është krim ndaj të vdekurit sepse njeriu i mirë, kur dalin njerëzit e tij me të, ai thotë: “Shpejtoni” “Shpejtoni”. Pra, ai kërkon që të nxitohet dhe të çohet përpara, ngase atij i është premtuar mirësi dhe shpërblim i madh. Dhe Allahu e di më së miri.
Përktheu: Umm ‘Akil