Bismilah...

Autor: Shejkh Ubejd el-Xhabirij

Burimi: http://ar.miraath.net/fatwah/4319

Pyetje:

Allahu ju bekoftë, pyetja e katër nga Algjeria, pyetësi thotë: “Tek ne, pasi që varroset i vdekuri, imami bën du’a për të vdekurin dhe njerëzit thonë amin njëzëri, dhe pas përfundimit të duasë, lexon el-Fatihan. A të rri me ta (xhematin) apo të largohem (menjëherë) pasi që të varroset i vdekuri?

Përgjigje:

Kjo gjë është bidat, kurse ajo që është vërtetuar nga Pejgamberi – sal-Allahu ‘alejhi ue sel-lem – është (duaja):

اسْتَغْفِرُوا لِأَخِيكُمْ، وَسَلُوا لَهُ بِالتَّثْبِيتِ، فَإِنَّهُ الْآنَ يُسْأَلُ

“Lutuni për falje për vëllanë tuaj, dhe lutuni për të që (Allahu) ta bëjë të qëndrueshëm, ngase ai tani merret në pyetje.”

Nëse është grua, thuhet: “Lutuni për motrën që (Allahu) t’i jap qëndrueshmëri, ngase ajo tani pyetet.”

Çdonjëri lutet në vete për këtë të vdekur, qoftë burrë apo grua. Ndërsa duaja e përbashkët sipas asaj që përmende ti është bidat i shpikur, andaj, largohu dhe mos u lut bashkë me ta. Nëse ti je i vetmi nga të afërmit e të vdekurit, urdhëroi ata që të largohen (të largohet xhemati që bën du’a bashkë me hoxhën). Po të isha unë i afërmi i të vdekurit dhe ata të kishin kundërshtuar, do t’u kisha hedhur dhé fytyrave të tyre.

Përktheu: Jeton Shasivari