Bismilah...

Burimi: Fetaua Nuurun 'aled-Derb, kaseta nr.21

 

Pyetje: Çfarë gjykimi ka ulja përmbi varr?

Përgjigje: Me të vërtetë që, i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem - e ka ndaluar uljen përmbi varr dhe ka thënë:

"Që të ulet dikush nga ju përmbi thëngjill dhe t'i digjen rrobat derisa t'i digjet lëkura e tij, është më e mirë për të sesa të ulet përmbi varr!" [Sahih Muslim, nr.971]

Kështu që, ulja përmbi varr është harram, nuk lejohet. Detyra që ka muslimani është që të ruhet se mos i bën varrezat rrugë. Ai duhet t'i mbrojë varrezat duke i rrethuar me mur apo me rrjetë prej teli, që ato të respektohen dhe të mos përdhosen."

 

Përktheu: Alban Malaj