Autor: Shejkh Muhamed Nasirudin el-Albani
Pyetje: Kujdestaria e fëmijës në rast divorci, a i takon burrit apo gruas dhe cili është argumenti për këtë?
Përgjigje: Nuk ka gjykim specifik për këtë, kjo çështje kthehet tek gjykatësi sheriatik. Është ai i cili vlerëson rrethanat e burrit dhe rrethanat e gruas dhe sheh se çfarë është në të mirën e fëmijës së vogël. Nëse është në të mirën e tij që të qëndrojë me të atin, atëherë (kujdestaria) i takon të atit; e nëse është në të mirën e tij që të qëndrojë me të ëmën, atëherë (kujdestaria) i takon të emës.
Video në AudioSelefi.org
Përktheu: Umm ‘Akil