Shejkh Muhamed Ferkus
Burimi: https://ferkous.com/home/?q=fatwa-513
Pyetje: A më lejohet mua që të propozoj për martesë një grua e cila fal namazin por ajo është e zhveshur dhe dua që t’ia obligoj asaj vënien e shamisë pas martesës, cila është këshilla juaj?
Përgjigje nga Shejkh Ferkus: Të gjitha lavditë janë për Allahun, salavatet dhe selamet qofshin për atë që Allahu e ka dërguar mëshirë për botët, dhe për familjen e tij, për shokët e tij, si dhe për vëllezërit e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Më tej:
Namazi duhet të jetë shkak për qëndrueshmërinë e njeriut në Fe, ka thënë (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem):
أَوَّلُ مَا يُحَاسَبُ بِهِ الْعَبْدُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ الصَّلَاةُ، فَإِنْ صَلَحَتْ صَلَحَ لَهُ سَائِرُ عَمَلِهِ، وَإِنْ فَسَدَتْ فَسَدَ سَائِرُ عَمَلِهِ
“Gjëja e parë për të cilën robi do të merret në llogari Ditën e Kijametit është namazi, nëse namazi i tij është në rregull, edhe veprat e tjera të tij do të jenë në rregull, dhe nëse namazi i tij nuk është në rregull, edhe veprat tjera nuk do të jenë në rregull.”
Atë të cilin namazi i tij nuk e ndalon nga imoraliteti (el-fahsha) dhe veprat e shëmtuara (el-munker), atëherë veprat e tij janë të mangëta, dhe prej imoralitetit është
zbulimi (i gruas). Kurse Allahu (Subhanehu ue Te’ala) i ka urdhëruar njerëzit që t’i mbulojnë pjesët e tyre të turpshme (‘aurah).
يَا بَنِي آدَمَ خُذُوا زِينَتَكُمْ عِندَ كُلِّ مَسْجِدٍ
“O bijtë e Ademit, vishuni përshtatshëm kudo dhe kurdo që të faleni.” El-‘Araf, 31
يَا بَنِي آدَمَ قَدْ أَنزَلْنَا عَلَيْكُمْ لِبَاسًا يُوَارِي سَوْآتِكُمْ وَرِيشًا ۖ وَلِبَاسُ التَّقْوَىٰ ذَٰلِكَ خَيْرٌ ۚ ذَٰلِكَ مِنْ آيَاتِ اللَّـهِ لَعَلَّهُمْ يَذَّكَّرُونَ ﴿٢٦﴾ يَا بَنِي آدَمَ لَا يَفْتِنَنَّكُمُ الشَّيْطَانُ كَمَا أَخْرَجَ أَبَوَيْكُم مِّنَ الْجَنَّةِ يَنزِعُ عَنْهُمَا لِبَاسَهُمَا لِيُرِيَهُمَا سَوْآتِهِمَا ۗ إِنَّهُ يَرَاكُمْ هُوَ وَقَبِيلُهُ مِنْ حَيْثُ لَا تَرَوْنَهُمْ ۗ إِنَّا جَعَلْنَا الشَّيَاطِينَ أَوْلِيَاءَ لِلَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ ﴿٢٧﴾ وَإِذَا فَعَلُوا فَاحِشَةً قَالُوا وَجَدْنَا عَلَيْهَا آبَاءَنَا وَاللَّـهُ أَمَرَنَا بِهَا ۗ قُلْ إِنَّ اللَّـهَ لَا يَأْمُرُ بِالْفَحْشَاءِ ۖ أَتَقُولُونَ عَلَى اللَّـهِ مَا لَا تَعْلَمُونَ ﴿٢٨﴾
“O bijtë e Ademit, Ne ju dërguam rroba që të mbuloni vendet e turpshme, si edhe për zbukurim; por, petku i devotshmërisë është më i miri. Këto janë disa shenja të Allahut, që ju të merrni këshillë. O bijtë e Ademit, le të mos ju mashtrojë kurrsesi shejtani, ashtu si i nxori prindërit tuaj nga Xheneti, duke ua zhveshur rrobat për t’u dukur vendet e turpshme! Ai dhe shpura e tij ju sheh, prej nga ju nuk i shihni ata. Ne i kemi bërë djajtë roje të atyre që nuk besojnë. Kur ata bëjnë një vepër të shëmtuar, thonë: “Ne i kemi gjetur prindërit tanë që i bënin, por edhe Allahu na ka urdhëruar kështu”. Thuaj: “Allahu nuk urdhëron të bëhen vepra të pahijshme! Përse thoni për Allahun atë që nuk e dini?” (el-Araf, 26-28)
Në kohën e injorancës (xhahilijetit) rrotulloheshin (përreth Kabes) lakuriq, kështu që ekspozimi dhe zbulimi hyn tek përgjithësimi i imoralitetit dhe Allahu i ka urdhëruar gratë që të mbulohen, andaj ka thënë:
وَقَرْنَ فِي بُيُوتِكُنَّ وَلَا تَبَرَّجْنَ تَبَرُّجَ الْجَاهِلِيَّةِ الْأُولَى
“Qëndroni në shtëpitë tuaja e mos i zbuloni stolitë tuaja, ashtu siç zbuloheshin në kohën e injorancës.” El-Ahzab, 33
Ka thënë i Lartësuari:
يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ قُل لِّأَزْوَاجِكَ وَبَنَاتِكَ وَنِسَاءِ الْمُؤْمِنِينَ يُدْنِينَ عَلَيْهِنَّ مِن جَلَابِيبِهِنّ
“O Profet, thuaju grave dhe vajzave të tua, si dhe grave të besimtarëve, që të lëshojnë mbulesën e tyre (të kokës) përreth trupit.” El-Ahzab, 59
Nëse kjo grua nuk përputhet me tekstet e sheriatit të cilët urdhërojnë për mbulesë dhe namazi i saj nuk e bën atë që të reflektoj dhe si rrjedhojë ta braktis imoralitetin (fahsha) dhe veprat e shëmtuara (munker), atëherë ne nuk këshillojmë që ajo të propozohet për martesë.
Të mos na kaploj dyshimi, se burri pas martesës së tij me të, e ka të vështirë ta kthej atë në rrugën të cilën ai mendon.
Dijetarët kanë vendosur një parim themelor:
الدفع أولى من الرفع
“Të mbash larg të keqen është më parësore se sa ta largosh atë, pasi që ajo të ka kapluar.”
Që të largohet prej saj sot është më e hajrit se sa ta martojë atë, e pastaj të ndodh shkurorëzimi e ndarja për shkak të mosbindjes së saj ndaj urdhrave të tij. Dhe sherri prej kësaj gjëje për të cilën kihet frikë për të është se ai mund të shkoj pas ëndjeve të saj, kështu që bie në të keqen e saj dhe ndikohet nga fitneja e saj, e pastaj ky kënaqet me veprën e shëmtuar (munker) pasi që kjo për të është bërë vepër e mirë (m’aruf). Prej Allahut kërkohet ndihmë.
Ndërsa dija është tek Allahu. Lutjet tona të fundit janë se të gjitha lavditë i takojnë Allahut, Zotit të botëve. Allahu dërgoftë salavate mbi Muhamedin, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij si dhe mbi ata që i ndoqën në mirësi deri në Ditën e Gjykimit.
Përktheu: Jeton Shasivari