Autor: Shejkh ‘Abdul-‘Aziz bin Baz
Burimi: http://www.binbaz.org.sa/fatawa/2992
Burimi: Mexhmu’u Fetaua ue Mekalat Muteneu’iah, vëll. 22, fq. 106
Pyetje: Një pyetës thotë: “Gjatë një hidhërimi të madh, i thashë gruas time se “nëse bën kështu, do të të shkurorëzoj”, dhe kisha për qëllim kërcënimin dhe ndalimin, e nuk ishte qëllimi për shkurorëzim, duke e ditur se ajo nuk e bën një gjë të tillë. Çfarë shlyerje ka për këtë betim? Nëse ajo e bën atë gjë, a është e shkurorëzuar?”
Përgjigje: Nëse burri i thotë gruas së tij “nëse bën kështu, do të të shkurorëzoj,” dhe qëllimi i tij është kërcënimi dhe paralajmërimi, e nuk është për qëllim se ndarja do të ndodhë realisht, por qëllimi i tij është frikësimi dhe paralajmërimi. Andaj, mendimi i saktë të cilin e thonë njerëzit e dijes nga muhakkikunët [1] se kjo merr gjykimin e betimit, dhe ai ka për detyrë shlyerjen e betimit, nëse ajo e bën atë. E nëse ajo nuk bën gjë, atëherë ai nuk ngarkohet me ndonjë gjë.
Por, në kohën që ajo e kundërshton burrin dhe e bën atë gjë, ajo ka gabuar dhe nuk i është bindur atij, dhe burri ka shlyerje për betimin që ka bërë, nëse gruaja e bën një gjë të tillë. Nëse burri i thotë: “Nëse e bën këtë,” apo “nëse e viziton familjen e filanit,” apo “nëse prezanton në martesën e filanit,” dhe me ketë ka për qëllim kërcënimin dhe frikësimin, dhe ajo nuk i bindet, përkundrazi, e kundërshton atë, atëherë ajo ka bërë gjynah dhe burri obligohet me shlyerjen e betimit. Kurse ajo e ka detyrë të pendohet sepse ka bërë gjynah për mosbindjen ndaj burrit të saj në atë që është e lejuar.
Allahu u dhëntë sukses të gjithëve.
Fundnota:
[1] (Shënim i përkthyesit): Shejkh Salih Ali Shejkh në një audio të tij me titull “men hum el-muhakkikun min ehli el-‘ilm” e përkufizon fjalën “muhakkikun” duke thënë: “Dijetarët muhakkikun, janë ata të cilët kur e shqyrtojnë një çështje të fesë, nuk e kalojnë atë duke u mbështetur në dijen që kanë marr më përpara, por e kanë zakon që ta studiojnë në hollësi çështjen në fjalë.”
Përktheu: Jeton Shasivari