Bismilah...

Burimi: Sherhu Delili Talib, Kitabu Nikah (19), minutat 36:22

Një tjetër formë e kësaj martese (martesa e përkohshme), siç e ka përmendur autori, është që i huaji i cili qëndron në një vend të caktuar martohet me një grua duke patur nijet ta ndajë atë kur të kthehet nga udhëtimi. Burri e ka nijet të prerë që nëse dëshiron të kthehet nga udhëtimi, ta ndajë atë grua. Pra, ai udhëton në një vend, në një qytet, kurse gruan e tij e ka lënë në vendlindje dhe ai martohet me një grua tjetër atje duke i dhënë një mehër të vogël. Por, ai e ka nijet që kur të kthehet nga udhëtimi, ta ndajë këtë gruan tjetër. Edhe kjo formë bën pjesë te martesa me nijet shkurorëzimi dhe për këtë vlen ajo që përmendëm më përpara (që është martesë e pavlefshme).

 

Përktheu: Jeton Shasivari