Bismilah...

Burimi: Sherhu Delili Talib, Kitabu Nikah (19), minutat 38:32

 

Sa për dobi, do t’ju tregoj diçka: Shejkh Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, na vizitoi për herë të fundit në Medine dhe bashkë me të na ftuan në një restorant për darkë. Pas darkës, pasi që lamë duart, e kapa Shejkhun për dore dhe filluam të ecim në oborr, larg dijetarëve të tjerë. Kështu, fillova të diskutoj me Shejkhun për çështjen e martesës me nijet shkurorëzimi.

Unë i thashë: “O Shejkh, nxënësit e dijes kanë filluar ta përdorin fetvanë tënde si të vlefshme dhe si mjet për të manipuluar me gratë e Muslimanëve. Ata udhëtojnë gjatë pushimeve dhe martojnë shumë gra njëra pas tjetrës me nijet për t’i shkurorëzuar më vonë.”

Shejkhu më tha: “Unë nuk e kam mendimin që kjo martesë lejohet. Unë kam thënë se lejohet për atë që udhëton diku për një qëllim specifik dhe sprovohet atje dhe ka frikë për veten se tij se mos bie në zina. Përveç kësaj, ai nuk mund të kthehet nga udhëtimi bashkë me atë grua që është martuar atje. Në këtë situatë, unë kam thënë se lejohet të martohet me nijet shkurorëzimi, nëse dëshiron të kthehet nga udhëtimi.”

Unë i thashë: “O Shejkhu ynë! Nuk ka nevojë për këtë nijet! Ai martohet me të duke patur nijet që mos ta ndajë atë! E nëse vjen koha e udhëtimit dhe ai nuk ka mundësi të kthehet bashkë me të dhe ka frikë se nëse e lë atë atje ka përgjegjësi për të, atëherë e ndan atë, e jo që paraprakisht ta ketë këtë nijet (të ndarjes). Duke thënë se kjo martesë lejohet, me këtë është hapur një derë e sherrit.”

Shejkhu më tha: “Do ta shqyrtojmë këtë – in sha Allah”.

Pas një kohe, Shejkh Uthejmini ndryshoi tërësisht mendim duke thënë se nuk lejohet, sepse kjo martesë është mashtrim dhe tradhti ndaj gruas dhe kujdestarit të saj.

 

Përktheu: Jeton Shasivari