Bismilah...

Autor: Muhamed ibn Salih el-Uthejmin (1421 h.)

 

[1] – Koha e therjes së kurbanit është katër ditë: fillimi i saj është me mbarimin e namazit të Bajramit dhe tre ditë mbas tij, dhe mbaron me perëndimin e diellit, ditën e trembëdhjetë. Lejohet therja (e kurbanit) gjatë natës dhe gjatë ditës.

[Fetaua Ibën ‘Uthejmin, 25/168]

[2] – I ndalohet atij që do të bëjë kurban gjatë dhjetë ditëve të para të muajit Dhul-Hixheh: 1- heqja e qimeve; 2- prerja e thonjve; dhe heqja e lëkurës. Ndërsa familjes së atij që do të bëjë kurbanin i lejohet heqja e qimeve, prerja e thonjve dhe heqja e lëkurës.

[Fetaua el-Lexhnetid-Da`imeh, 11/397]

[3] – Kushtet e moshës që duhet të ketë kafsha që theret për kurban:

Deveja: pesë vjeçe.

Lopa: dy vjeçe.

Dhia: një vjeçe.

Delja: gjashtë muajshe.

[Fetaua Ibën ‘Uthejmin, 25/13]

[4] – Të metat që e bëjnë të ndaluar kafshën që të theret kurban:

1- Verbëria e qartë;

2- E sëmura me sëmundje të rëndë;

3- E çala;

4- Ajo që është kockë e lëkurë, nga e cila nuk del palcë nga eshtrat e saj ngase është thatanike dhe e dobët.

5- Ajo që ka të meta të ngjashme me këto apo më të rënda.

[Fetaua Ibën ‘Uthejmin, 25/13]

[5] – Ai që është i ngarkuar nga një person për të therur kurbanin për të: i lejohet që të heqë qimet e tij, të presë thonjtë e tij dhe të heqë lëkurën e tij.

[Fetaua Ibën ‘Uthejmin, 25/100]

[6] – Mendojnë disa njerëz se kush do të therë kurban dhe pastaj heq nga qimet e tij apo thonjtë apo lëkura e tij, gjatë dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes, atij nuk i pranohet kurbani. Ky besim është i pasaktë.

[Fetaua Ibën ‘Uthejmin, 25/161]

 [7] – Ndalohet shitja e ndonjë pjese të kurbanit, qoftë mishi, dhjami, yndyra, lëkura apo diçka tjetër, ngase ato janë pasuri e nxjerrë për hir të Allahut, prandaj ai s’mund të trajtohet si sadakaja dhe as nuk paguhet kasapi duke i dhënë si pagë ndonjë pjesë të kurbanit, apo qoftë edhe si plotësim për pagesën e tij.

[Fetaua Ibën ‘Uthejmin, 25/1]

 

Përktheu: Alban Malaj