Bismilah...

Autor: Shejkh Zejd el-Medkhali

Pyetje: Allahu ju ruajtë, ky pyetës është nga Libia, thotë: Është përhapur te ne një zakon në festën e Kurban Bajramit, e ajo është dhënia e lëkurave të kurbaneve si sadaka për xhamitë, duke e ditur se anëtarët e komunitetit të xhamisë u thonë atyre që i japin këto për sadaka se këto lëkura do të shiten dhe lekët do të shpenzohen në dobi të xhamisë. Andaj, cili është gjykimi i kësaj vepre? Është në qoftë se këto lëkura do të shiten dhe pastaj të shpenzohen lekët në dobi të xhamisë siç janë gjërat që jo-esenciale, cili është gjykimi për këtë?

Përgjigje: Lëkurat e kurbaneve ose i shfrytëzon ai që ka therur kurban, atij i takon kjo, ashtu siç e shfrytëzon një pjesë të mishit, ose t’ua japë atë si sadaka të varfërve dhe skamnorëve e të mos e shesë atë, dhe të mos ia japë ndonjë organi (institucioni apo personi) që do ta shesë atë. Por ua jep atë të varfërve dhe skamnorëve që ta shfrytëzojnë atë. E nëse ai vet e shfrytëzon atë, s’ka ndonjë problem për këtë. Ky është mendimi më i qëlluar për këtë çështje.

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari
19 Qershor 2015