Bismilah...

Autor: Shejkh Muhamed ‘Alij Ferkus

Burimi: Erbe’uune Su`aalan fij Ahkaam el-Meuluud, fq.32-34

 

 

Pyetje: A është e vërtetuar (në Sunet) që i madhi në moshë të bëjë akikan për veten e tij?

 

Përgjigje: Është vërtetuar në Sunet, nëpërmjet dy rrugëve të transmetimit, nga Enes Ibën Malik – radijAllahu ‘anhu –, se Pejgamberi – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – ka bërë akikan për veten e tij, mbasi që u dërgua si profet. [1]

Disa prej Selefëve kanë qenë të mendimit se duhet të punohet me këtë sunet. Ka thënë Ibën Sirini: “Po ta dija që nuk ma kanë bërë akikan, do ta bëja akikan për veten time.” [2]

Kurse nga el-Hasen el-Basrij është transmetuar se ka thënë: “Nëse nuk ta kanë bërë akikan, atëherë bëje ti akikan për veten tënde, edhe nëse je burrë.” [3]

 

E bazuar në këtë që përmendëm, është e pëlqyer që njeriu të bëjë akikan për veten e tij, në vend të babait të tij, sepse ky ritual është detyrë që e ka babai i tij, sipas fjalës më të saktë që kanë thënë dijetarët, dhe atij i mbetet obligimi edhe nëse rritet, nëse e ka të lehtë. E nëse ai nuk e bën, lejohet që ta bëjë dikush tjetër në vend të babait, sepse ajo është prej ibadeteve (adhurimeve) që lidhen me pasurinë, në të cilat lejohet që të ngarkohet dikush tjetër që t’i kryejë (siç është dhënia e zekatit dhe dhuratave, si dhe ibadete të tjera të ngjashme).

 

 

Fundnota:

 

[1] E ka transmetuar ‘Abdurr-Rrazzaaku në el-Musannef (4/204), (7990) dhe Ibën Hibbani në ed-Du’afaa` (2/33), nëpërmjet Katades, nga Enesi – radijAllahu ‘anhu –

 si dhe e ka transmetuar et-Tahauij në Mushkil el-Aathaar (1/461) dhe Ibën Hazmi në el-Muhal-laa (8/321), nëpërmjet Thumameh Ibën Enes, nga Enesi – radijAllahu ‘anhu. Hadithin e ka shpallur hasen el-Albanij, në Silsiletu es-Sahiihah (6/1/502), me numër (2726).

 

[2] E ka transmetuar Ibën Ebij Shejbeh (5/111), me numër (24226), dhe e ka shpallur sahih el-Albanij në Silsiletu es-Sahiihah (6/1/506).

 

[3] E ka transmetuar Ibën Hazmi në el-Muhal-laa (8/322), dhe e ka shpallur hasen el-Albanij në Silsiletu es-Sahiihah (6/1/506).

 

 

 

Përktheu: Alban Malaj