Bismilah...

Autor: Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan

 

 

Pyetësi: Esselamu alejkum o Shejkh!

 

Shejkh Feuzan: Ue alejkumu selam.

 

Pyetësi: O Shejkh! Në kohët e fundit është përhapur një fetva e juaja se pagesa e kurbaneve në shoqatat e bamirësisë është në kundërshtim me Sunetin. Cili është mendimi juaj për këtë o Shejkh?

 

Shejkh Feuzan: Po! Këtë e them edhe tani. Kurbani i ligjëruar sipas Sheriatit është që të theret në shtëpi – në shtëpinë e atij që ther Kurban, te fëmijët e tij dhe te fqinjët e tij, që të hajë nga kurbani ai dhe fëmijët e tij, dhe ta japin (një pjesë) si sadaka (te të varfrit) dhe një pjesë si dhuratë (për të afërmit). Pra, kurbanet theren në shtëpitë e Muslimanëve që njerëzit e shtëpisë të arrijnë dobitë e dukshme dhe të fshehta të kurbanit. E nëse theret në një vend tjetër, atëherë këto avantazhe humben, për të cilat është ligjëruar në Sheriat therja e kurbaneve në shtëpi. Ai që do t’u japë sadaka shoqatave, atëherë t’u dhurojë atyre donacione. Kurse adhurimet (prerja e Kurbanit, etj) – o vëlla – mbeten ashtu siç janë. Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – therte kurban në shtëpinë e tij; sahabët thernin kurbane në shtëpitë e tyre, e nuk dërgonin dirhem (para) jashtë në vendet tjera që të blihen kurbane dhe të theren atje. Ngase humbasin dobitë e kurbanit që theret në shtëpi dhe në vendin tënd. Pra, Kurbani është ritual që duhet bërë në shtëpi.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Jeton Shasivari