Autor: Shejkh Abdul-Muhsin el’Abbad
Burimi: Shpjegimi i Sunenit të Ebi Daudit, mësimi 444, min. 47:05
Pyetje: A lejohet që të bëjë kurban për të vdekurin apo vetëm të japë sadaka për të?
Përgjigje: Therja e kurbanit është e lejuar, por më parësore është që të bëhet nga ana e të gjallit për veten e tij dhe për të vdekurit e tij. Që të bëhet kurban vetëm për të vdekurin, për këtë nuk dimë ndonjë argument të veçantë, por të jetë bashkë me këtë: që njeriu të bëjë kurban për të gjallët dhe të vdekurit e tij, sepse kjo padyshim se ju bën dobi atyre. Por nëse bën kurban, shpresojmë që mos të ketë ndalesa (sheriatike), sepse prerja e kurbanit është pjesë e sadakasë!
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Servet Mata