Autor: Muhamed ibën Salih el-Uthejmin (1420 h.)
Burimi: Telkhisu Kitab Ahkamu el-Ud’hijeti ue edh-Dhekat, fq. 46
Kapitulli i dhjetë
Gjërat e papëlqyera para dhe pas therjes së kurbanit
Në lidhje me therjen e kurbanit janë disa gjëra që janë të papëlqyeshme, të cilat duhet të shmangen.
Ato gjëra janë:
1 – Të theret kurbani me mjet jo të mprehtë. Disa dijetarë kanë thënë: “Therja me mjet jo të mprehtë është haram dhe ky është mendimi i saktë.”
2 – Të mprihet mjeti i therjes ndërkohë që kafsha e shikon atë.
3 – Të theret kafsha në sy të një kafshe tjetër.
4 – Pas therjes të bëjë gjëra që i shkaktojnë dhimbje kafshës, ndërkohë që shpirti akoma nuk i ka dalë. Si për shembull, t'ia thyej qafën asaj, ose t'ia rrjep lëkurën, apo t'ia presë ndonjë gjymtyrë përpara se ajo të ngordh plotësisht. Disa dijetarë kanë thënë: “Kjo gjë është haram dhe ky është mendimi i saktë.”
.....................
Këtu përfundon ajo që desha të përmblidhja shkurtimisht nga libri "Dispozitat e kurbanit dhe të Therjes". E lus Allahun e Lartësuar që të bëjë dobi me këtë libër dhe me librin bazë.
Këtë libër e përfundova në kohën e Ikindisë, ditën e mërkurë, që përkon me datën 13 të muajit Dhul-Hixheh, në vitin 1400 hixhri.
Lavdia dhe falënderimet i takojnë vetëm Allahut, Zotit të botëve. Paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë, Muhamedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij.
Përktheu: Servet Mata