Autor: Salih bin Feuzan el-Feuzan
Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu ju dhëntë sukses. Ky pyetës thotë: “Ka njerëz që shkojnë në restorante ku ka muzikë dhe thonë “Unë nuk ia vë veshin muzikës, porse e urrej atë me zemër dhe ha ushqim në atë restorant.” A i lejohet atij vajtja atje?
Përgjigje: Mohimi dhe urrejtja me zemër nuk mjafton, duhet patjetër të mohohet me gjuhë. Mohimi i të keqes duke e ndaluar atë me dorë, kjo është kompetencë vetëm e atyre që kanë pushtet, kurse mohimin e të keqes duke e qortuar atë me gjuhë, e bëjnë dijetarët dhe ata që kanë dituri se kjo është gjë e keqe. Nëse nuk mund ta bëjë as njërën e as tjetrën, atëherë e urren atë të keqe me zemër dhe largohet nga ai vend ku është kjo e keqe (muzika). E jo që ta urrejë atë me zemër dhe të vazhdojë të rrijë në vendin ku është kjo e keqe, por ai duhet të largohet prej aty.
Përktheu: Jeton Shasivari