Shejkh Salih el-Feuzan

Burimi: Sherhu Kitab Akhsar el-Mukhtesarat, pyetja nr. 2802

 

Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu ju dhëntë sukses! A lejohet ngrënia e ushqimit të jomuslimanëve i cili është përgatitur për festat e tyre, nëse hahet dy ditë pas festave?

Përgjigje: Jo! Ai ushqim që është përgatitur për festat e jomuslimanëve nuk lejohet të hahet, sepse në këtë gjë ka aprovim që është në favor të tyre. Kështu që, nuk lejohet të hahet mishi i therur, ushqimet e përgatitura dhe as frutat të cilat i sjellin për të festuar, sepse kjo gjë që ti e bën është aprovim për ta.

 

Përktheu: Servet Mata