Bismilah...

Autor: Muhamed bin Salih el-Uthejmin

Burimi: Likaaul-baabil-meftuuh, 14/185

 

 

Pyetje: Kur fillon koha e guslit të ditës së xhuma?

Përgjigje: Koha e guslit të ditës së xhuma fillon me hyrjen e kohës së namazit të sabahut, por më e mira është të lahesh pas lindjes së diellit, sepse dita e sigurtë hyn pas lindjes së diellit dhe para lindjes së diellit është koha e namazit të sabahut, ngaqë namazi i sabahut ka kohë deri në lindjen e diellit. Kështu që, më e mira është që gusli të merret pas lindjes së diellit.  Ndërsa akoma më mirë është marrja e guslit para nisjes për të falur namazin e xhumasë, në mënyrë që shkuarja për në namazin e xhumasë të jetë menjëherë pas larjes.

 

Përktheu: Servet Mata