Autor: Sulejman bin Selimullah er-Ruhejli
Larja e mirë e gojës dhe futja e ujit thellë në hundë ka dobi, që shumë njerëz e kanë lënë pas dore sot. Madje shumë njerëz sot, në parim e kanë braktisur larjen e hundës. Larja e gojës bëhet kollaj: fut ujë në gojë dhe bëhet larja, si dhe mendimi i saktë është se nuk është kusht që ta rrotullosh ujin në gojë. Por, në lidhje me larjen e hundës, sot shohim njerëz që e marrin ujin dhe e vendosin atë në majë të hundës, sikur po e lajnë hundën nga jashtë. Nuk e thith ujin me hundë dhe kjo (që ai nuk e thith ujin por e lanë atë nga jashtë), kjo nuk quhet larje e hundës (istinshaak).
Kurse futja e ujit thellë në hundë (el-mubaalegah) është më e lartë dhe më e madhe se larja e hundës dhe e gojës (el-madmadah ue el-istinshaak). Larja mirë e gojës është: që njeriu të fusë ujë në gojë dhe ta rrotullojë, ta lëvizë atë brenda në gojë. Kurse futja e ujit thellë në hundë është: ta tërheqë ujin deri në fund (të vrimave) të hundës; ta teprojë në thithjen e ujit.
E kam dëgjuar një doktor duke thënë: “Nëse Muslimanët do ta praktikonin Sunnetin duke e futur ujin thellë në hundë, do të kishin shpëtuar nga shumë sëmundje, sepse shumë sëmundje futen në trup përmes hundës. Nëse ata do ta lanin mirë hundën, do ta kishin larë këtë vend dhe do të ishin larguar shkaqet e sëmundjeve.”
Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – nuk ka ardhur vetëm se, me çdo gjë që është e mirë.
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Jeton Shasivari