Bismilah...

Autor: Muhammed ibn Salih el-Uthejmin (1421h.)

Burimi: http://binothaimeen.net/content/9736

Burimi: Nurun 'ala ad-Derb, nr. 222

 

 

Pyetje: Allahu ju bekoftë, një dëgjuese pyet për vathët të cilët mbulojnë një pjesë të veshit dhe kapësen që vendoset në flokë, a konsiderohen këto si pengesë për marrjen e abdesit?

 

Përgjigje: Këto nuk konsiderohen pengesë që e pengojnë abdesin, sidomos vathët që vendosen në vesh ose kapëset e flokëve, sepse janë vendosur në vendin ku jepet mest, e që është koka. Ajo pjesë ku jepet mest, lejohet që të vendoset në të ndonjë pengesë. Për këtë arsye, është lejuar dhënia e mestit mbi çallmë, ose dhënia e mestit mbi shamitë e grave dhe ky është mendimi i shumicës së dijetarëve. Pra, kjo nuk përbën ndonjë problem dhe nuk ndikon në saktësinë e abdesit. Ndërsa kur të marrë gusël, duhet patjetër që uji të depërtojë te rrënjët e flokëve ashtu siç depërton deri në fund të tyre.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Servet Mata