Autor: Shejkh Muhamed bin Ibrahim Ali esh-Shejkh / Lexhnetud-Da`imeh lil-Iftaa`
Burimi: Sahab.net
Pyetje: Një grua mori abdes për të falur namazin, mirëpo fëmija e saj u bë i papastër, dhe e pati t domosdoshme që ta lante atë. Kështu, e lau dhe pastroi prej papstërtisë. A i prishet abdesi asaj nga ajo që veproi?
Përgjigje: Nëse e ka prekur fëmijën në një nga dy pjesët e turpshme të tij(e përparme dhe e pasme), atëherë i prishet abdesi. E nëse nuk e ka prekur ndonjë prej atyre të dyjave, atëherë nuk i prishet abdesi thjesht me larjen e fëmijës, edhe sikur ta prekë me dorë papastërtinë. Dhe duhet të bëjë kujdesë që t’i lajë duart pasi që e ka pastruar fëmijën dhe të ruhet që të mos i bjerë papastërtia në trup apo në rrobë.
Shejkh Muhamed bin Ibrahim Ali esh-Shejkh
Pyetje: A e prish abdesin prekja e auretit te fëmijës sim të vogël gjatë ndërrimit të rrobave?
Përgjigje: Prekja e auretit pa pengesë e prish abdesin, qoftë ai i vogël apo i madh, nga ajo që është vërtetuar nga Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, cili ka thënë:
من مس فرجه فليتوضأ
“Kush e prekë organin e tij, le të marrë abdes.”
Dhe organi i që preket nga dikush tjetër është njësoj si organi i atij që e prek vetë organin.
Lexhnetud-Da`imeh lil Ifta’ [Komisioni i Përhershëm për Fetva në Arabinë Saudite]
Përktheu: Umm ‘Akil