Autor: Shejkh Abul’Aziz bin Baz
Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/2484
Pyetje:
A lejohet falja e namazit në një vend ku ka fotografi, siç janë fotografitë nëpër gazeta, revista dhe libra, edhe në qoftë se janë në dollap? A futen melaiket në atë shtëpi ku janë këto fotografi?
Përgjigje:
Namazi në vendin ku ka fotografi është i saktë, nëse muslimani e kryen atë sipas mënyrës së ligjëruar. Por, në lidhje me faktin që ai të kërkojë një vend që nuk ka fotografi, kjo është më parësore dhe më e mirë. Kurse hyrja e melaikeve në një vend ku ka fotografi, atëherë kjo çështje ka shtjellim. Në qoftë se fotografitë janë të varura apo të ngjitura në karrige dhe gjëra të ngjashme, atëherë kjo e ndalon hyrjen e melaikeve, për shkak të haditheve të përgjithshme që janë transmetuar për këtë gjë. Por, në qoftë se janë të fshehura në dollap apo të ngjashme, atëherë ka mendime të ndryshme në lidhje me ndalimin e hyrjes së melaikeve. Më e mira është që besimtari të mos mbaj ndonjë gjë prej fotografive. Nëse ka nevojë për to, atëherë lejohet kjo pasi që t’ia ketë prerë kokën dhe apo t’ia ketë hequr atë.
Allahu është Dhënësi i suksesit.
Përktheu: Jeton Shasivari