Shejkh ‘Abdul-‘Aziz bin Baz
Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/2461
Pyetje:
Tek ne thirret ezani i sabahut një orë e dyzet minuta para lindjes së diellit, dhe ne e falim namazin e sabahut përafërsisht njëzet minuta pas ezanit, d.m.th një orë e njëzet minuta para lindjes së diellit. A është namazi jonë në pajtim me sunnetin?
Përgjigje:
Po. Namazi është i saktë in sha Allah, ngaqë shumicën e rasteve në mes daljes së agimit dhe lindjes së diellit ka një orë e gjysëm përafërsisht. Por sikur të vonoheshit dhe të faleshit një orë para lindjes së diellit apo një orë e pesë minuta është më larg dyshimit dhe më mirë.Ezani, një orë e dyzet minuta para lindjes së diellit, është herët dhe ai është ezan para kohe. Pra, sikur të vonohej dhe të thirrej ezani përafërsisht një orë e gjysëm para lindjes së diellit apo diçka e ngjashme, kjo është më larg dyshimit për kryerjen e namazit në kohën e tij, ngase në shumicën e rasteve, në mes daljes së agimit dhe lindjes së diellit ka diku një orë e gjysëm, apo një orë e njëzetë e pesë minuta, apo diçka e përafërt. Andaj, besimtari kujdeset për këtë çështje dhe nuk ngutet, as në ezan e as në namaz. Pra, vonimi është më larg dyshimit në këtë rast në mënyrë që të sigurohet hyrja e kohës.
Përktheu: Jeton Shasivari