Autor: Shejkh Salih el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/11912
Pyetje: Allahu ju dhëntë të mira, Shkëlqesia juaj. Ky pyetës pyet për mënyrën e bashkimit të dhikrit, nëse njeriu është udhëtar dhe e ka bashkuar drekën me ikindinë apo akshamin me jacinë. A majfton një dhikër i vetëm në fund të dy namazeve të bashkuara apo se çdo namaz ka dhikër të posaçëm?
Përgjigje: Jo! Mjafton një dhikër i vetëm, mjafton një dhikër i vetëm. E bën dhikrin pas (namazit) të fundit. E bën dhikrin e ligjëruar pas namazit të fundit. Po!
Përktheu: Jeton Shasivari