Autor: Shejkh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
Ky ishte ajeti i fundit që kaloi, i cili është Fjala e Tij:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا نُودِيَ لِلصَّلَاةِ مِن يَوْمِ الْجُمُعَةِ فَاسْعَوْا إِلَىٰ ذِكْرِ اللَّـهِ وَذَرُوا الْبَيْعَ ۚ ذَٰلِكُمْ خَيْرٌ لَّكُمْ إِن كُنتُمْ تَعْلَمُونَ ﴿٩﴾ فَإِذَا قُضِيَتِ الصَّلَاةُ
“O besimtarë, kur të thirreni për (të falur) namazin (e xhumasë) në ditën e premte, nxitoni për ta përmendur Allahun dhe pezulloni tregtinë! Kjo, që ta dini, është më mirë për ju! Dhe, kur të përfundojë namazi…” [el-Xhumu’ah, 9-10]
Pra, Allahu iu drejtua Besimtarëve që ta lënë tregëtinë nëse thirren për namaz ditën e Xhuma, dhe me (thirrjen) është për qëllim thirrja e dytë që është kur vjen imami. Kurse sa i përket thirrjes së parë, kur u shtuan njerëzit në Medine, ‘Uthman Ibën ‘Affani - radij-Allahu ‘anhu - urdhëroi që të thirrej ezani përpara, me qëllim që të përgatiten njerëzit për të prezantuar (në xhami), dhe ky ishte nga suneti i Prijësit të Drejtë, ‘Uthmanit, i cili na urdhëroi që ta ndjekim sunetin e tij, ashtu siç ka thënë Pejgamberi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -:
عليكم بسنتي وسنة الخلفاء الراشدين المهديين من بعدي
“Ju e keni detyrë që të kapeni mbas sunetit tim dhe sunetit të prijësave të Drejtë e të Udhëzuar mbas meje.”
Dhe s’ka dyshim që ka devijuar kush thotë se ai është bidat, ai ka përçmuar Sahabët dhe ka përçmuar Prijësin e Drejtë, prandaj ne i themi atij: ti je bidatçiu në këtë fjalë që pretendon, se ky (ezan) është bidat. E si mund të jetë bidat kur i Dërguari - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - e ka quajtur “suneti i Prijësave të Drejtë e të Udhëzuar mbas meje”! Mirëpo ata janë mendjelehtë, edhe nëse janë në moshë të madhe. Si i bën të devijuar Sahabët - radij-Allahu ‘anhum - me në krye prijësin e tyre, ‘Uthman Ibën ‘Affanin, dhe pretendon se ti je njeri i Sunetit? Përkundrazi, ti je njeri i bidatit tek kjo fjalë.
Përktheu: Alban Malaj