Autor: Shejkh Muhamed Nasirudin el-Albani
Burimi: http://www.ajurry.com/vb/showthread.php?t=34329
Ndërsa gjykimi i dytë është se: namazi i vitrit nuk është farz, por ai është ashtu siç ka thënë Aliu – radiAllahu Te’ala anhu – kur u pyet për namazin e vitrit se: a është ai detyrë njësoj si pesë namazet?
E ai tha: “Jo, por ai është sunet të cilin e ka falur i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu 'alejhi ue ‘ala alihi ue sel-lem.”
Kështu, lënia e faljes së namazit të vitrit nga ana e Pejgamberit – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – atë natë, është tregues tepër i fuqishëm për dallimin midis vitrit – për sa i përket gjykimit të tij - dhe midis namazit farz.
Namazi farz nuk anulohet (nuk lihet asnjëherë, duhet falur me çdo kusht qoftë në kohën e tij apo qoftë kaza sh.p) në mënyrë absolute. Ndërsa vitrin, e la pa falur atë natë Pejgamberi – sal-lAllahu 'alejhi ue ‘ala alihi ue sel-lem – dhe së pari, ky veprim është sqarim për gjykimin e parë dhe së dyti, është sqarim për gjykimin e dytë, se ai është sunet dhe jo farz.
Poashtu, ka edhe argumente të tjera që e forcojnë gjykimin e dytë pra, që vitri është sunet dhe nuk është farz apo uaxhib, ashtu siç thonë disa fukaha të mëherëshëm dhe ata që i pasojnë ata prej të mëvonshmëve, se vitri është uaxhib dhe nuk është farz si farzi i faljes së pesë vakteve dhe as nuk është sunet si dhjetë rekatet sunet që janë të njohura e që falen çdo ditë e natë. Kështu pra, thonë disa fukaha të mëherëshëm dhe ata që i pasojnë ata. Por, suneti meriton më së shumti që të ndiqet dhe veçanërisht ajo që nënvizova në fund, se ka argumente të tjera që tregojnë se vitri nuk është prej farzeve.
Dhe u mjafton juve hadithi i arabit që e pyeti Pejgamberin – sal-lAllahu 'alejhi ue ‘ala alihi ue sel-lem – për namazet që ia ka bërë Allahu farz për çdo ditë e natë dhe përgjigja e tij – alejhis-salatu ues-selaam – ashtu edhe siç e dini, ishte:
“Pesë namaze për çdo ditë e natë.”
Dhe kur ai arabi e pyeti Pejgamberin – sal-lAllahu 'alejhi ue ‘ala alihi ue sel-lem –:
“A kam detyrë (namaz) tjetër përveç këtyre? Tha: “Jo, vetëm nëse do që të falësh namaz vullnetar (nafile).””
Vetëm nëse do që të falësh namaz vullnetar pra, nuk ke detyrë përveç pesë namazeve që falen çdo ditë e natë.
Dhe u lus t’i hedhim një vështrim thënies “çdo ditë dhe natë.” Fjala e tij – alejhis-salatu ues-selam –: “Jo, vetëm nëse do që të falësh namaz vullnetar (nafile)”, është argument se: nuk është detyrë për çdo ditë dhe natë që të falen, përveçse ato pesë namaze. Dhe u lus që të reflektoni bashkë me mua rreth kësaj fjale, nga ku do të vijojë sqarimi i saj e që është qartësim dhe këshillë për Umetin.
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Umm ‘Akil