Autor: Komisioni i Përhershëm për Fetva dhe Kërkime Akademike
Burimi: Fetaua el-Lexhneti Daimeh (1), 7/379 (pyetja nr. 6391)
(12) Pyetje: Njëri që e ka mësuar Kuranin përmendësh, porse nuk ka mjekër dhe një tjetër që ka mësuar pak Kuran përmendësh porse ka mjekër, kujt i jepet përparësi në imamllëk?
(12) Përgjigje: Në namaz prin ai që ka mjekër edhe pse ka mësuar pak Kuran përmendësh ndaj atij që e rruan mjekrën edhe pse e ka mësuar të gjithë Kuranin përmendësh, sepse i pari nuk është mëkatar për shkak se ka mësuar përmendësh pak nga Kurani, kurse i dyti është mëkatar për shkak të rruajtjes së mjekrës.
Prej Allahut vjen suksesi. Paqja dhe lavdërimi qofshin për Pejgamberin tonë Muhamedin, për familjen e tij dhe shokët e tij.
Komisioni i Përhershëm për Fetva dhe Kërkime Akademike
Kryetar: Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz
Zëvendëskryetar: Abdur-Rezzak Afifi
Përktheu: Abdullah Beqiri