Autor: Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (1420 h.)
Pyetje: Në disa sixhade mbi të cilat falemi ka figura të veçanta të Kabes dhe Xhamisë Profetike. Çfarë gjykimi kanë këto?
Përgjigje: Nuk duhet që të falet namaz mbi këto sixhade. Qëndrimi mbi figurën e Kabes dhe shkelja mbi të është një lloj nënçmimi. Nuk lejohet vendosja e figurës së Kabes në shtroje. Ai që e sheh këtë sixhade me këto figura nuk duhet ta blejë atë, sepse nëse kjo figura është para tij, ajo e shpërqendron atë; e nëse është nën këmbët e tij, atëherë kjo konsiderohet një lloj nënçmimi. Andaj, më e sigurta për besimtarin është që të mos i përdorë këto sixhade.
Përktheu: Jeton Shasivari