Autor: Shejkh Salih el-Feuzan
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=136745
Pyetje: I nderuar Shejkh, Allahu ju dhëntë sukses, pyetësi thotë: Nëse më humb syneti i sabahut, a bëhet falja e tij mbas farzit të sabahut menjëherë? Apo bëhet mbas lindjes së Diellit?
Përgjigje nga Shejkh Feuzani: Mbas lindjes dhe ngritjes së Diellit është më mirë, e nëse e fal mbas sabahut menjëherë s’ka problem, ngaqë Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) pa një burrë që po falej mbas sabahut dhe e pyeti, kurse ai i tha se i humbi suneti i sabahut, dhe e miratoi i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Po.
Përktheu: Alban Malaj