Autor: Salih ibën Feuzan el-Feuzan
Pyetje: Allahu ju dhëntë mirësi, ky pyetës thotë: Çfarë gjykimi ka mbi atë që fle për namaz të Sabahut duke u argumentuar se rri zgjuar për shkak të mësime apo provimit?
Përgjigje: Maa shaa Allah, Maa shaa Allah. Ky qenka i suksesshëm, ai neglizhon obligimin duke qëndruar zgjuar gjatë natës. Cili është kuptimi i kërkimit të dijes këtu? Ndërkohë që ai i lë obligimet (Farzet), çfarë dobie ka kërkimi i dijes? Namazi i Sabahut duhet të falet në kohën e tij me xhemat dhe asgjë nuk merr përparësi para kësaj. Po.
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Jeton Shasivari