Bismilah...

Autor: Muhamed bin Salih el-Uthejmin (1421 h.)

Burimi: Sherhu Rijadi Salihin, vëll. 1/fq. 414

 

Dijetarët kanë mospajtime nëse njeriu e neglizhon dhënien e Zekatit, se a bën kufër sikur e neglizhon namazin apo nuk bën kufër? E sakta është se ai nuk bën kufër. Argument për këtë është ajo që ka transmetuar Muslimi nga Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, se Pejgamberi, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ka thënë:

مَا مِنْ صَاحِبِ ذَهَبٍ وَلاَ فِضَّةٍ لاَ يُؤَدِّي مِنْهَا حَقَّهَا إِلاَّ إِذَا كَانَ يَوْمُ الْقِيَامَةِ صُفِّحَتْ لَهُ صَفَائِحَ مِنْ نَارٍ فَأُحْمِيَ عَلَيْهَا فِي نَارِ جَهَنَّمَ فَيُكْوَى بِهَا جَنْبُهُ وَجَبِينُهُ وَظَهْرُهُ كُلَّمَا بَرَدَتْ أُعِيدَتْ لَهُ فِي يَوْمٍ كَانَ مِقْدَارُهُ خَمْسِينَ أَلْفَ سَنَةٍ حَتَّى يُقْضَى بَيْنَ الْعِبَادِ فَيُرَى سَبِيلُهُ إِمَّا إِلَى الْجَنَّةِ وَإِمَّا إِلَى النَّارِ

“Çdonjëri që posedon ar dhe argjend dhe nuk e jep hakun e tyre (Zekatin), Ditën e Gjykimit ai do të shndërrohet për të në pllaka zjarri dhe këto pllaka do nxehen në Zjarr dhe do t’i damkosen me të krahët, balli dhe shpina e tij. Sa herë që ato ftohen, përsëri nxehen për të që të dënohet dhe kjo ditë do të zgjasë 50.000 vite, derisa Allahu të gjykojë midis robërve të Tij. Kështu, ky person do ta shohë rrugën e tij ose për në Xhenet ose për në Zjarr.” (Muslimi, 987).

Ky hadithi tregon se ai nuk bën kufër, sepse në qoftë se ai do të ishte qafir për shkak të lënies së Zekatit, nuk do të kishte rrugë për në Xhenet, ndërsa hadithi thotë “Pastaj e sheh rrugën e tij ose për në Xhenet ose për në Zjarr.”  

Ka ardhur një transmetim nga Imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë, se ka thënë: “Ky person që nuk e jep Zekatin, bën kufër nëse nuk e jep Zekatin nga koprracia, sepse Zekati është një nga shtyllat e Islamit. Nëse një shtëpie i mungon një shtyllë, ajo shembet.”

Porse, e sakta është se ai person nuk bën kufër, por vetëm se është në rrezik të madh, Allahut i kërkojmë mbrojtje! Dhe për këtë ka ardhur ky kërcënim i rëndë.

 

Përktheu: Jeton Shasivari