Bismilah...

Burimi: Bernamixh el-Fetaua, nr. 13, më datë 08/11/1432 h.

 

Pyetje: Po ashtu pyet, o Shejkh, për dhënien e Zekatit për ndërtimin e xhamive dhe se kjo përputhet me ajetin që flet për çështjen e Zekatit:

وَفِي سَبِيلِ اللَّهِ

“...dhe në rrugë të Allahut.” Et-Teubeh, 60

Përgjigje: Jo! Nuk jepet zekati për xhamitë, por për xhamitë jepen donacione. Zekati jepet për tetë kategoritë e njerëzve që janë përmendur në ajet. Me ajetin që thotë: “...dhe në rrugë të Allahut...” janë për qëllim xhihadi dhe luftëtarët të cilët nuk kanë të ardhura dhe rroga mujore.

Kjo është për qëllim me fjalën “në rrugë të Allahut.” Po ashtu përfshihen edhe armët që blihen për Xhihad në rrugë të Allahut. Këto janë në rrugë të Allahut. Kurse veprat e bamirësisë, ndërtimi i xhamive dhe ndërtimi i shkollave, këto bëhen nga lëmosha dhe donacionet.

 

Përktheu: Jeton Shasivari